Veliaj tërhiqet nga përballja në Gjykatë me Berishën për lidhjet me Iranin

Erion Veliaj është tërhequr sot nga përbaljla në Gjykatë me Kryetarin e PD, Sali Berisha për lidhjet e tij me Iranin. Kjo tërheqje provon akoma më shumë denoncimet e Berishës për këto lidhje të Veliajt me Iranin.

Pushohet gjykimi lidhur me padinë për shpifje të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ndaj kreut të opozitës, Sali Berisha.

Shkak sipas avokatit të këtij të fundit, Ivi Kasos u bë mungesa për të dytën herë Veliajt dhe avokatëve të tij.

Kryebashkiaku e bëri kallëzimin mbi një deklaratë të Berishës “për lidhjet e Veliajt me Iranin”

“Zoti Berisha e ka bërë të qartë qëndrimin e vet në respekt të të gjithë rregullave,” tha Kaso.

“Duhej të ishte akuzuesi që të kishte vullnetin të paraqitej përpara gjykatës,” shtoi Kaso.

About Redaksia

Check Also

Shantazhi/ Bardhi: Janë presion për përgjimet që disponoj nga “Sky Ecc”

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi foli mbrëmjen e sotme për mesazhet shantazhuese …

Leave a Reply