Berisha: Buxheti duhej të kishte në epiqendër qytetarin, shërbimet, shëndetësinë, arsimin

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, ky buxhet duhej të kishte në epiqendër qytetarin, shërbimet, shëndetësinë, arsimin. Berisha tha se, Partia Demokratike është e vendosur, ka nisur një betejë pa kthim.
“40 milionë merr një rrugë, një rrugë që ka 13 vite që ndërtohet dhe nuk ndërtohet. Nuk ndërtohet sepse kompania është e lidhur me Olsi dhe Edi Ramën. Kompania duke qenë financues kryesor i Olsi Ramës, natyrisht ai nuk e përfundon rrugën.
Ndodh ç’ndodh, por Rruga e Arbrit me një gjerësi 10 metra po barazon një më një pothuajse në kosto Rrugën e Kombit me 27 metra gjerësi.
Rrugë që nuk mbarohen, rrugë që vidhen e vetëm vidhen. Nuk ka komb që ndërton rrugë me çmime më të shtrenjta se ne. Ky është buxheti i vjedhjeve.
Në SHBA një autostradë me të gjitha veprat e artit shkon 8 gjer në 11 mln dollarë. Në Shqipëri një rrugë 10 metrash me asfalt 5 centimetra që i del korja menjëherë shkon 11 mln euro. Ndaj dhe ky është buxheti i vjedhjes më të madhe në histori.
Partia Demokratike është e vendosur. Ka nisur një betejë pa kthim. E ka nisur në parlament dhe do të bëjë gjithçka që kjo betejë të shtrihet kudo dhe të mos ndalet kurrë gjer në shpëtimin e Shqipërisë nga kthetrat e këtij narkoshteti.
Përndryshe pa diskutim që ky buxhet mund dhe duhej të organizohej krejtësisht ndryshe. Ky buxhet duhet të kishte në epiqendër qytetarin, shërbimet ndaj tij, arsimin, shëndetësinë, por do të kishte në epiqendër pa diskutim edhe një ndarje të drejtë, të dhimbshme.
Sot Shqipëria nuk mund të ketë kurrë qytetarë, nuk është më ai vend ky qytetarët e saj të jetojnë me 1 dollarë në ditë. Nuk mund të ketë. Këtu në mënyrë të frikshme polarizimi po shkon si askund tjetër.
Vërtetë ka rritje 3%, çfarë është kjo rritje 3%, ajo rritje është rritja e oligarkëve, i përfitojnë oligarkët dhe qeveritarët. Çfarë përfitojnë qytetarët nga rritja 3.8 %, nuk është rritje e vogël, por asgjë nuk përfitojnë. Qytetarët përkundrazi shkojnë gjithnjë e më thellë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama në panik nga Berisha, i ndërpret internetin dhe konferencën me gazetarët

Partia Demokratike, ka njoftuar sot, se konferenca e kryetarit Sali Berisha është ndërprerë në mënyrë …