Berisha: Ky buxhet përbën një goditje pothuajse nukleare për profesionet e lira!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, ky buxhet përbën një goditje pothuajse nukleare për profesionet e lira, u vendos një taksë të re që detyron mijëra zyra të mbyllen. Berisha tha se, shtresa e mesme që është telendisur në këtë vend, nuk ka demokraci pa shtresë të mesme.
“Këtu nuk është problemi si të jetojnë shqiptarët në Shqipëri, çështja është si të ikin shqiptarët nga Shqipëria.
Të lexosh shifrat e buxhetit për arsimin dhe shëndetësinë, janë shkatërrimtare, të turpshme, 2.3, 2.8 përqind. Dhe pastaj tallen me universitet, se universitet paskan shpenzuar kaq për roje, e kaq për ato e këto, dhe mund të ketë abuzime, nuk marr përsipër, por nëse ti nuk u jep fond, një pjesë e tyre asnjë qindrarkë për kërkim shkencor, studime, biblioteka.
Asnjë pushtues po të ishte sot në Shqipëri, nuk do të mund të sillej në këtë mënyrë ndaj universiteteve të vendit. Kurse ky mendon se si ti shkatërrojë.
Ky buxhet ka edhe një problem tjetër, jashtëzakonisht të rëndë për vendin.
Ky buxhet përbën një goditje pothuajse nukleare për profesionet e lira, për ata që janë shërbëtorët e kualifikuar të qytetarëve shqiptarë.
Atyre u vihet një taksë e re, e cila arrin në 28 mln euro, dhe me të cilën detyrohen mijëra zyra, shërbime të mbyllen, mijëra e mijëra prej tyre të marrin rrugët e dheut, me shpresë dhe besim se ato njohuri që kanë do mund të sigurojnë kafshatën e gojës në vend të tjera siç duhet.
Nuk ka vepër më antikombëtare se kjo.
Shtresa e mesme që është telendisur në këtë vend, nuk ka demokraci pa shtresë të mesme. Nuk ka kohezion social pa shtresë të mesme. Shkatërrimi i saj në një farë mënyre është shkatërrimi i shoqërisë, i shërbimeve me të cilat ajo mbahet.
Dhe tani, ky ka vendosur ti tatojë përsëri, ti largojë nga Shqipëria. Kjo është e vërteta e këtij buxheti”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Drama e shkollës, vetëm 22 studentë të rregjistruar tek Gjeografia, 7 tek Fizika, 0 tek…

Arkeologjia dhe trashëgimia kulturore, është një ndër programet me më pak interes në Universitetin e …