Ekspertja: Rama tallet me rrogat e shqiptarëve, paga nuk mbulon minimumin jetik!

Ekspertja e ekonomisë, Zana Guxholli ka komentuar deklaratën e kryeministrit Rama teksa u shpreh se një rrogë 400 mijë lekë të vjetra është normale për një standard jetese, duke e quajtur tragjikomike. Në një lidhje me Skype për Kafe Shqeto në Syri Tv, Guxholli thotë se paga minimalë është një instrument propagande dhe Shqipëria nuk ka as minimumin e mirqënies së jetesës.

“Është për të qarë dhe për të qeshur, tragjikomike. Është për të qarë sepse tregon nivelin e standardit të jetesës me të cilin përballen me shumë se gjysma e shqiptarëve dhe për të qeshur se me çfarë aritmetike i kanë bërë këto llogaritje dhe si dalin këto shifra dhe si qenkan 400 eurot e mëdha të mjaftueshme për të jetuar kur po të bësh koston që publikojnë dhe institucionet zyrtare për një person në muaj, pa përfshirë qeranë, duhen nga 650 euro deri në 750 euro ndërsa për familjen duhen 2200 euro.

Dihet që paga minimale është një instrument propagande që përdoret shumë në periudha afër ose gjatë zgjedhjeve sepse në qoftëse duam të flasim për standarde jetese dhe në qoftëse duam ti referohemi pagave që tregojnë se sa mirë apo sa keq jetojmë ne duhet të pari të kishim aprovuar minimumin jetik, që jemi i vetmi vend në Europë dhe rajon që nuk e kemi. Paga minimale si instrument zgjedhor propabagandistik i kësaj qeverije përdoret vetëm për të dhënë shifra krahasuese për BE-në apo për median të cilën do të ngjyrosë realitetin e tmerrshem dhe varfërinë në të cilën ne ndodhemi”, tha Guxholli.

About Redaksia

Check Also

Ndreca i Ramës bën zhurmuesin në Komisionin Parlamentar, Vokshi e paralajmëron

Një debat i ashpër u zhvillua në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë në Parlamentin e Shqipërisë. …