Nga Petrit VASILI
Cajtnot është ne lojën e shahut rregulli qe: kur një lojtari i mbaron koha për bere lëvizjen ai humbet menjëherë ndeshjen.
SPAK ndodhe praktikisht ne një cajtnot te vërtete lidhur veprimin e pakryer te detyruar te tij ndaj fajtorit te certifikuar Edi Rama.
Përgjegjësitë e Edi Rames janë shume te qarta, katërcipërisht të provuara me qindra dokumente dhe fakte dhe kane shkaktuar një dem financiar te pallogaritshëm qindra e qindra milionë euro dhe ku shpërdorimi i detyrës shtetërorë ka qene pak te thuash kriminal.
Edi Rama nuk është thirrur ne SPAK as si person, qe ka dijeni dhe jo më te merret në përgjegjësi te menjëhershme penale për firmat e tij korruptive e zeza në të bardhë.
SPAK është në cajtnot pra në limitin përfundimtar të kohës së tij.
Ose do të lëvizë tani ndaj Ramës ose do te humbëse përfundimisht autoritetin dhe legjitimitetin e vet ligjor sepse nga po mbron hapur paligjshmërinë e provuar botërisht te tij.
SPAK nuk gëzon autoritetin qe te japë mburojën e pandëshkueshmërisë kërkuat, qe ka shkelur ligjin dhe Edi Rama është provuar hapur qe është shkelës, dhunues e shpërdorues i ligjit dhe detyrës shtetërorë.
SPAK është ne cajtnot te plote me mosveprimin ndaj Edi Rames dhe hetimi i tij është një detyrim i pakapërcyeshëm dhe i padevijueshëm.
Kujtesë SPAK-ut për përgjegjësitë individuale të Edi Ramës në:
– Aferen e INCENERATOREVE, per firmat e tij fap fap, ndekohe afera eshte certifikuar tashme nga vete SPAK.
– Ne aferen Mc Gonigal, ku pergjegjesite e tij jane shume te renda dhe te certifikuara ne SHBA.
– Ne Ceshtjen Beccheti ku per shkak te Rames humben 150 milion euro e ku deklarat e tij ishin percaktuese ne humbjen e arbitrazhit.
– Ne ceshtjen e klubit Partizani ku me firmen e tij eshte shnderruar destinacioni nga klub sportiv ne ndertim komplekse banimi.
– Ne arbitrazhin me CEZ ku per shkak te terheqjes se Edi Rames u humben 200 milion euro.
– Ne mosveprimet e tij te qellimshme, kur u informua me shkrese zyrtare nga Ministri i Drejtesise ne prill 2017 per rrezikun e humbjes se 2 miliard euro ne arbitrazhe.
– Ne aferen e shembjes se Teatrit Kombetar, per te cilin ka vendim te Gjykates Kushtetuese, ku ai miratoi ligj te personalizuar per nje kompani, ne shkelje te hapur te interesit publik dhe duke e prishur ne kulmin e pandemise dhe te gjendjes se jashtezakonshme duke rrezikuar ne menyre kriminale shendetin e njerezve.
– Ne Aferen e Portit te Durresit ku u shkel cdo ligj, ku u shkel marreveshja e stabilizim asocimit dhe ku Parlamenti Europian dhe BE u shprehen qarte dhe nderprene edhe kredite.
– Ne aferen e Bordit te cmimeve teushqimeve dhe naftes ku bashke me oligarket kliente te tij te ulur ne tavolinen e Bordit grabiten qindra milion euro qyetareve e te cilin Gjykata Kushtetuese e rrezoi.
– Ne kercenimin e oficerit te policise Emiljano Nuhu per denoncimet e tij ndaj Taulant Balles e qe e detyruan te largohej nga Shqiperia e te merrej ne mbrojtje nga nje shtet i huaj.
– Ne veprimet e tij gjate pandemise kur deklaroi se maskat dhe testet jane te panevojshme, nderkoheqe OBSH kerkonte ” testim, testim testim”, si dhe mos dhenien per muaj me radhe te asnje rimbrsimi per ilacet per qindra mijra shqiptare qe vuanin covidin ne shtepi.
– Ne koncesionin e sterilizimit ku ai me ndergjegjegje vazhdoi te mashtronte me ndergjegje opinionin publik jo vetem perpara por edhe me pas kur SPAK kushte filluar arrestimet per kete afere.
– Ne dosjen 184 te zgjedhjeve ne Diber ku vete Rama me zerin e tij vertetohet si pjese aktive e krimit zgjedhor.
– Ne Ligjin per dividentin te bere per interesat e klienteve te tij, duke i dhene fuqi prapavepruese dhe shkelur Kushtetuten per faqe te zeze.
– Ne deklaratat qe policia e shtetit te hiqte uniformat dhe te bente vota per partine e Rames.