Roberto Saviano: Familjet mafioze shqiptare pas paktit Rama-Meloni për refugjatët

“Çfarë do të ndodhë në Shqipëri kur të nisë ky projekt? Kush mendoni se do ta menaxhojë ardhjen, prokurimin, mensat, në disa raste edhe arratisjet nga këto qendra? Familjet mafioze shqiptare.

Rreziku që krimi i organizuar shqiptar të marrë pjesë në këtë operacion është shumë i lartë. Pa kontroll të drejtpërdrejtë, siç dihet, kujt do t’i shkojë financimi italian?

E pamë me Turqinë, me Tunizinë, me Libinë. Transferimi i kontrollit të kufijve nuk çon aspak në siguri më të madhe, nuk çon aspak në një kapacitet më të madh menaxhues, ai sjell vetëm tmerrin e padrejtësisë, torturës, korrupsionit.

Ne po lëvizim fizikisht kufijtë tanë në një vend tjetër: nga ana operacionale e gjitha kjo nuk do të përkthehet në një efektivitet më të madh në mbrojtjen e këtyre kufijve, por do të thotë shitje e tyre. Duke larë duart prej tij, duke u përpjekur të detyroni të tjerët të bëjnë punët e pista.

Nga njëra anë, emigrantët do të paguajnë për të gjitha këto. Nga ana tjetër, qytetarët, të cilët mashtrohen dhe grabiten. Burimet ekonomike do t’u hiqen për t’u investuar në qendrat e paraburgimit në Shqipëri. Të cilat megjithatë nuk do të shërbejnë për asgjë,” shkruan Saviano në FanPage.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …