Sekuestrohet “Air Albania”

Me vendim gjykate të formës së prerë, kompania ‘Air Albania’ është vendosur nën sekuestro konservative.

Sipas ‘Top Channel’, vendimi është marrë nga gjykata e juridiksionit të përgjithshëm të Tiranës më datë 4 tetor pas padisë së ngritur nga shtetasi turk, Sinan Isek.

Isek ka ngritur pretendime ndaj kompanisë për mosmarrjen e pagës së tij. Ai ka mbajtur postin e shefit të operacioneve të fluturimeve, si edhe të trajnuesit të stafit të kompanisë me flamur shqiptar, por ku 49 për qind të aksioneve i zotëron Turkish Airlines. Vendimi për sekuestron e kuotave dhe aksioneve është dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 6 nëntor.

About Redaksia

Check Also

Shteti ka rënë/ Ekzekutohet në Elbasan biznesmeni

Të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e sotme në Elbasan. Eshtë ekzekutuar me …