Studentët mundin Boratin!

Mjeku i njohur dhe analisti Erion Dasho nuk e ka përmbajtur entuziazmin e tij për fitoren e parë që korrën, studentët e bashkuar në protestë të Fakultetit të Mjekësisë kundër ligjit të punës së detyruar pas diplomimit.

Në shënimin e tij me titull “Studentët mundin Boratin”, Dr. Dasho falënderon edhe për grupin e deputetëve të opozitës që e denoncuan ligjin në Gjykatën Kushtetuese.

“Lajm i mirë për studentët e mjekësisë! Gjykata Kushtetuese pezullon ligjin skllavërues të punës së detyruar për mjekët e rinj.

Këtë situatë e kisha parashikuar në muajin qershor (në kohën që ligji ishte akoma në diskutim), kur deklarova në disa statuse dhe emisione televizive se ky ligj është i pazbatueshëm dhe se atë do ta rrëzojë Gjykata Kushtetuese ose Gjykata e Strasburgut.

Përgëzoj kolegët e rinj për fitoren e tyre të parë mbi përçartjen e Boratit dhe boratëve!

Uroj që Gjykata Kushtetuese të tregojë deri në fund pavarësi dhe integritet për ta anuluar këtë ligj djallëzor.

Një falënderim edhe për grupin e deputetëve të opozitës që e denoncuan ligjin në Gjykatën Kushtetuese. Politika më e mirë është ajo në ndihmë të qytetarit”, shkruan mjeku Dasho.

About Redaksia

Check Also

Rama do të jetë aty, sa herë korrupsioni ta kërkojë!

Nga Belind Këlliçi Edi Rama mungoi edhe sot në Parlament, ku u paraqit raporti dhe …