Miti sionist i “kthimit”

Janë vërtet, hebrenjtë, një “popull semitik”?

Në një libër që në kohë provokoi një farë buje, filozofi francez Roger Garaudy i nënshtroi një kritikë të pamëshirshme atyre që ai i quante “Les mythes fondateurs de la politique israélienne”. Garaudy e përdorte fjalën mit në kuptimin e zgjeruar që ai mbante atëhere kur përcaktonte një rrëfim apo një koncept sugjestionues (fjalori i sotëm do të thoshte “një narrativë”), pra: një rrëfim i dhënë me kredit e prestigj – por që është e mundur të zhduket (dhe çomontohet) nëpërmjet analizës racionale. Në veçanti, me shprehjen “mite themeluese”, Garaudy tregonte aty gënjeshtra të bujshme, që duke i caktuar një origjine të lashtë dhe fisnike një institucioni apo një praktike më të vonshme, ia forcojnë legjitimitetin apo deri i krijojnë përreth saj një aureolë shenjtërie. “Mitet themeluese të politikës izraeliane” ndahen nga Garaudy në dy kategori: “mitet teologjike” dhe “mitet e shekullit të XX”. “Mitet teologjike”, të lindur nga leximi i Dhiatës së Vjetër së bërë nga sionizmi apo të paktën nga korrenti religjoz i sionizmit, janë: 1) miti i “tokës së premtuar”, 2) miti i “popullit të zgjedhur”, 3) miti i “shfarosjes së shenjtë” (i “spastrimit etnik”, nëse do të donim të përdornim një shprehje më pak teologjike, më të laicizuar dhe me përdorim më aktual). Kurse “mitet e shekullit të XX” janë: miti i antifashizmit sionist, miti i “drejtësisë” së Nyrembergut, miti i Holokaustit, miti i një “toke pa popull për një popull pa tokë”.

Megjithatë Garaudy ka anashkaluar një mit themelues që mund ta konsiderojmë si paraprak respektivisht me “mitet teologjike” prej tij të nënshtruar kritikës: miti i “kthimit”, domethënë i “kthimit të popullit hebraik në atdheun e tij biblik”. “Kthim”, atëhere kur do të nevojitej të kujtohej, nënkupton rikthim në vendin e prejardhjes. Pra, duke pranuar konceptin e “kthimit” (në “tokën e Izraelit”, erez Israel), jepet si i mirëqenë, që me emigracionin sionist në Palestinë dhe me vendosjen e një regjimi pushtimi kolonial të mbiquajtur “Shtet i Izraelit”, populli hebraik (apo gjithësesi një pjesë e tij) është kthyer në atdheun e lashtë të tij pas një “diaspore” të zgjatur rreth 19 shekuj. (Midis parantezash, edhe ky koncept i “diasporës” – nga greqishtja διασπορά, “mbjellje”, “shpërndarje” – do t’i nënshtrohej një rishikimi kritik radikal, nga momenti që nuk qe i sigurtë shkatërrimi i Tempullit të Jeruzalemit i ndodhur në 70 A.D. në kohën e perandorit Titus që shkaktoi shpërndarjen e hebrenjve, për arësyen e thjeshtë që këta gjendeshin prej kohësh të shpërndarë në të gjithë basenin e Mesdheut). Pavarësisht kësaj, po t’i qëndrosh tezës sioniste, me “kthimin” në Palestinë do të ishte “populli hebraik”, por këtu është e nevojshme të ngrihet një pyetje tjetër: hebrenjtë janë tamam një popull?

Sipas Shlomo Sand, profesor i zakonshëm i Historisë Bashkëkohore pranë Universitetit të Tel Avivit dhe autor i një libri të titulluar The Invention of the Jewish People, përgjigja ndaj pikëpyetje të tillë mund të jepet vetëm nëse i nënshtrohet rishikimit historia zyrtare, e cila, sipas mendimit të tij, është ndërtuar dhe miratuar nga studiues, që të shtyrë nga një paragjykim ideologjik, i kanë manipuluar burimet për të krijuar një vizion unitar dhe koherent të së kaluarës hebraike. Mite themelues me historicitet të dyshimtë, si mërgimi babilonas, pushtimi i tokës së Canaan apo monarkia unite e Davidit dhe Salomonit, thotë historiani izraelian, kanë bërë që shtyllat bartëse të një rindërtimi të historisë së hebrenjve të paraqitur si një rrugëtim i pandërprerë që nga epoka biblike paraqitet pa zgjidhje kontinuiteti deri në ditët tona. Ama, pyet ai, a ekziston vërtet një “popull hebraik” homogjen, i detyruar nga mërgimi prej romakëve në shekullin e I A.D., një grup etnik pastërtia e të cilit do të mbijetonte prej 2 mijëvjeçarësh, një komb që më së fundi kthehet në atdheun e tij? Aspak, thekson Shlomo Sand. Hebrenjtë zbresin nga një masë etnikisht dishomogjene individësh dhe grupesh të konvertuar në judaizëm, që i përkasin kombeve më të ndryshme të Lindjes së Afërt dhe të Europës Lindore. “Shpikja e popullit hebraik”, siç e quante Shlomo Sand, është shpikja e një historiografie të markës nacionaliste, që synonte t’i jepte një themel dhe një justifikim kolonizimit sionist të Palestinës. Tani pyesim: nëse hebrenjtë nuk përbëjnë një popull të nënkuptuar si entitet etnik, deri në çfarë pike mund të konsiderohen një grup human, qoftë edhe etnikisht johomogjen, që i përkasin në kuadrin semitik?

Parasëgjithash le të shohim se çfarë nënkupton “semitik”. Duket se ka qenë historiani gjerman August Ludwig von Schlözer (1735 – 1809) që ka krijuar për herë të parë, në 1781, fjalën semitisch, për të treguar kapjen e gjuhëve të folura nga popullsitë që një pasazh biblik (Gen. 10, 21-31) i bën të zbresin nga Sem djali i Noès: siriakishtja, aramaikja, arabishtja, hebraishtja, finikishtja. Mbiemri “semitik” i referohet prandaj pikërisht semitikëve, domethënë një familje popujsh që është e shprndarë në zonë midis Mesdheut, maleve të Armenisë, Tigrit dhe Arabisë Jugore, për t’u zgjeruar më pas edhe në Etiopi e në Afrikën Veriore; si mbiemër i përgjithshëm (“semitishtja”) ai tregon grupin gjuhësor korrespondues, që artikulohet në tre nëngrupe: ai lindor apo akadik (që në Mijëvjeçarin e II B.C. u nda në babilonisht dhe asirisht), atë verilindor (kananisht, fenikisht, hebraisht, aramaikisht biblik, siriakisht) dhe atë jugperëndimor (arabisht dhe etiopisht). Pra është krejtësisht i pazakontë përdorimi i termave “semit” dhe “semitikisht” si sinonime të “herbeut” e të “hebraishtes”, saktësisht siç do të ishte e pazakontë të thuhej “arian” apo “indoeuropian” në vend të “italishtes”, “gjermanishtes”, “rusishtes” apo “persishtes”. Pasojë që po aq e pazakontë është përdorimi i termit “antisemit” si sinonim i “antihebraikut”. Nëse përdoret me korrektësi, termi “antisemitizëm” (i krijuar në 1879 nga gazetari vjenez Wilhelm Marr) do të duhet të tregojë armiqësinë ndaj familjes semitike, e cila sot e ka kompnenten më shumtë në popullsitë e gjuhës arabe, kështu që kualifikimi “antisemit” do të rezultonte i përshtatshëm për të caktuar kë ushqen armiqësi ndaj arabëve, më shumë sesa jo ata që provojnë antipati kundrejt hebrnejve.

Por inkonsistenca e identitetit të supozuar të kampit semantik midis dy termave “semit” dhe “hebre” rezulton akoma më e qartë atëhere kur flitet për faktin që hebrenjtë e sotëm nuk mund të kualifikohen si “semitë”. Faktikisht nëse përkatësia e një grupi njerëzor në një familje më të gjerë duhet të përcaktohet në bazë të gjuhës së folur nga grupi në fjalë, atëhere një popull do të mund të konsiderohet semitik vetëm në rastin ku ai flet si gjuhë të mëmës njrërn prej gjuhëve semitike të renditura më sipër, me rezultatin që sot do të mund të përcaktohen ligjërisht semitikë me titull të plotë arabët dhe etiopasit, por jo hebrenjtë. Është e vërtetë se nga 1948 hebraishtja apo më mirë neohebraishtja (ivrit), është bër gjuhë zyrtare e kolonisë sioniste të ngulur në Palestinë, ku ajo numëron disa milionë folës (rreth 90% të mbi 6 milion hebrenjve izraelianë); por bëhet fjalë për një gjuhë që kishte vdekur prej më shumë se 20 shekujsh dhe që vetëm në ‘900 është thirrur në mënyrë artificiale në jetë, duke filluar nga përpjekjet e gjuhëtarit sionist Eliezer Ben Yehuda (1858 – 1922). Veç kësaj duhet kujtuar, për këtë aspekt, se judeasit më të thekur të ortodoksisë religjoze fillimisht nuk e pranuar idenë e përdorimit të hebraishtes në jetën e përditshme, gjuhë prej tyre e konsideruar e “shenjtë” dhe duhet kujtuar edhe se në Palestinën e pushtuar ka grupe hebrenjsh që ruhen në përdorimin e jidishit. Në çdo rast, fakti që hebrenjtë aktualisht banorë në Palestina flasin hebraisht (apo më mirë neohebraisht) nuk i bëln ata etnikisht semitë. Përndryshe, duke aplikuar të njëjtin kriter, do të duhet ta konsiderojmë etnikisht gjermanike, për faktin që flet një gjuhë gjermanike, popullsia e afroamerikanëve të Shteteve të Bashkuara, gjë që është qartazi absurde.

Hebrenjtë që jetojnë në vende të ndryshme të tokës, sot si në të kaluarën, flasin gjuhët e popujve në me të të cilëve gjenden për të jetuar, gjuhë për më tepër indoeuropiane (anglisht, spanjisht, frëngjisht, italisht, rusisht, farsi etj.). Vetë jidishi, që u formua në shekullin e XIII në vendet e Europës Qendrore mbi bazën e një dialekti meso – gjerman dhe u bë në vijim të migrimeve hebraike një lloj gjuhe ndërkombëtare, ishte megjithatë një gjuhë gjermane, edhe pse përveç një fjalori me bazë gjermane e sllave, përmbante një përqindje të lartë elementësh leksikorë hebraikëe dhe shkruhej me karaktere hebraike. (Por kjo nuk do të thotë asgjë: edhe vietnamishtja, gjuha jo khmere, shkruhet me karaktere latine, por kjo nuk do të thotë se vietnamishtja është një gjuhë neolatine; edhe persishtja shkruhet me karaktere arabe, por nuk është një gjuhë semitike, por indoeuropiane; e kështu me radhë në shumë raste analoge). Pra duket e ligjshme të konkludohet se hebrenjtë nuk përbëjnë një grup të përcaktuar si semitik mbi bazën e përkatësisë gjuhësore. Atëhere a mund t’i konsiderojmë semitë nën profilin etnik? Për t’ju përgjigjur pozitivisht, duhet të jemi në gjendje të bëjmë gjenealogjinë e hebrenjve deri tek Semi i biri i Noès, por një ndërmarje e tillë duket mjaft e vështirë. Siçç shkruan një përfaqësues i shquar i skencës gjeografike italiane, Renato Biasutti (1878 – 1965), “çështja e pozicionit antropologjik apo e përbërjes raciale të hebrenjve nuk është më pak komplekse dhe e errët” se shumë të tjera. “Njëra prej shkaqeve të kësaj, shpjegon ai, qëndron në vështirësinë e grumbullimit të informacioneve adeguate mbi karakteret dalluese të një grupi etnik kaq shumë të shpërndarë”.

Hebrenjtë janë një përzierje etnike. Origjina hazare e hebrenjve ashkenazitë

Ka një të dhënë faktike që jo vetëm e vë në pikëpyetje origjinën e supozuar semitike të hebrenjve aktualë, por pengon edhe t’i konsiderojë trashëgimtarë të hebrenjve të lashtësisë biblike: në etnogjenezën hebraike kanë kontribuar elementë semitikë me prejardhje të ndryshme, të fituar me prozelitizëm dhe me martesa të përziera (“martesa me bijat e një zoti të huaj”) kundër të cilit sokëllinin më kot profetët e Izraelit. Shkruan një studiues hebre, Maurice Fishberg: “Duke filluar nga dëshmitë dhe nga traditat biblike deduktohet se deri në debutimet e formimit të tribùve të Izraelit këto qenë tashmë të përbëra nga ingredientë racialë të ndryshëm (…). Në atë kohë gjenim në Azinë e Vogël, në Siri e në Palestinë shumë raca: amorreit, që qenë bjondë, dolikokoqefalë dhe shtatlartë; hititët, një racë me ngjyrë të errët, ka mundësi të tipit mongoloid; kushitët, një racë negroide dhe shumë të tjera akoma. Hebrenjtë e lashtë lidhën martesa me të gjitha këto raca, sip shikohet mirë në shumë pasazhe të biblës”. Pastaj nevojitet për të dalluar midis hebrenjve të Azisë dhe atyre të Europës e të Afrikës dhe në veçanti midis sefarditëve (dgës jugore të së ashtuquajturës diasporë) dhe ashkenazitëve (dega lindore). Nëse sefarditët janë përhapur nga Afrika Veriore dhe nga Europa mesdhetare deri në Hollandë dhe në Angli, ashkenazitët kanë popullur zona të mëdha të Rusisë jugore, Polonisë, Gjermanisë dhe të Ballkanit; ka qenë kjo degë e hebraizmit që ka furnizuar kontigjentin më të shumtë në lëvizjen kolonialiste që i ka dhënë jetë entitetit politiko – ushtarak sionist dhe vetë klasës politike izraeliane. Në një studim të botuar nga State University of New York Paul Wexler, profesor i Gjuhësisë në Universitetin e Tel Avivit, argumenton se për pjesën më të madhe të sefarditëve mund të hipotezohet një origjinë pjesërisht semitike, por jo domosdoshmërisht hebraike. Kurse për sa i përket ashkenazitëve, që përfaqësojnë 9/10 e hebraizmit botëror, duhet të përjashtohet jo vetëm një prejardhje hebraike që arrin deri në periudhën biblike, por edhe përkatësie në kuadrin semitik.

Një hebre ashkenazit, shkrimtari Arthur Koestler, ka divulguar një tezë që mund të sintetizohet me këto fjalë, të nxjerra nga libri i tij The Thirteenth Tribe: “Gjatë Mesjetës shumica e atyre që mbanin fenë hebraike qenë kazarë, pjesa më e madhe e kësaj shumice emigroi në Poloni, Lituani, Hungari dhe në Ballkan, ku themeloi atë komunitet hebraik lindor që nga ana e tij u bë shumica predominuese e hebraizmit botëror”. Arthur Koestler qe një sionist i dorës së parë dhe, siç vëren Shlomo Sand, “deri në fundin e ditëve të tij nuk reshti së mbështeturi ekzistencën e shtetit të Izraelit (…) Thuajse të gjithë librat e tij u përkthyen në hebraisht, duke hasur shumë sukses”. Megjithatë, kur doli The Thirteenth Tribe, “ambasadori izraelian në Britaninë e Madhe një “iniciativë antisemite të financuar nga palestinezët””. Duke divulguar rezultatet e kërkimeve historike relativisht popullit të kazarëve, Koestler bënte të binte teza sipas së cilës pushtimi i Palestinës nga ana e sionistëve do të përfaqësonte një “kthim” të hebrenjve në tokën e tyre të origjinës.

Por kush qenë kazarët, stërgjyshër të pjesës më të madhe të hebraizmit aktual? Sipas kritereve gjenealogjike të matricës veterotestamentare, kazarët nuk i përkisnin as grupit të Semit, as aq më pak atij të Kamit, por atij të Jafetit: letërsia ekleziale e mesjetës së sipërme i quante faktikisht “fëmijë të Magogut” apo gjithësesi i lokalizonte “në tokat e Gogut dhe Magogut”, ndërsa burimet myslimane (për shembull diplomati dhe udhëtari Ibn Fadlān) i identifikonin tout court me hordhitë e kuranikëve Ya’jūj e Ma’jūj (Gog dhe Magog), që “përhapën korrupsionin në tokë”. Nga Teòfan Rrëfyesi, që i quajti “turq lindorë”, deri tek Lev Gumilëv, që pa tek kazarët një grup dagestan, saramatik apo alan të turqizuar, historianët dhe etnologët e kanë rilidhur këtë popull në në mënyrë apo në një tjetër me familjen e popujve turq. Disa konsiderojnë se emri i kazarëve buron nga kaz (“vagabond”) dhe er (“burrë”); të tjerë e thërrasin emrin kinez të një tribùje ujgure të lashtë, Ko-sa. Në çdo rast nuk është e mundur të jepet një përgjigje definitive rreth origjinës së kazarëve. As shfaqja e tyre e parë në skenën e historisë nuk është e datueshme me saktësi. Disa e zbresin në pak përpara 198 A.D., kur pushtuan një pjesë të zonës kaukaziane dhe brigjet veriperëndimore të Kaspikut, që mori emrin Deti Kazar; sipas të tjerëve, grupi kazar do të shfaqej gjatë Völkerwanderung të provkuar në 350 nga fitorja e hunëve mbi alanët; të tjerë akoma ia vendosin formimin nga fundi i shekullit të VI. Në vijim “entiteti kazar (…) duke e spostuar progresivisht qendrën e gravitetit të tij nga zona kaspike e Detit të Zi, mblodhi etni tejet të ndryshme”, duke shtuar në veçanti një komponente etnike iranike (alane, për saktësi) elementit fillestar turkik. “Një përmbledhje etnike e tillë, shkruante Francis Conte, qe patjetër pasojë e pozicionit të shtetit kazar, vatër e rrugëve të mëdha tregëtare që shkonin nga Lindja në Perëndim, Veriun me Jugun; udhëkryq i trafiqeve, një lloj platforme e rritullueshme, jo vetëm që e ushtroi funksionin e saj në këmbim të të mirave materiale, por edhe në përhapjen e ideve dhe religjoneve”.

Arthur Koestler këmbëngul mbi rolin vendimtar gjeopolitik dhe gjeostrategjik të mbretërisë kazare. “Vendi i pushtuar nga kazarët, një popullsi me origjinë turke, pushtonte një pozicion strategjik mbi kalimin jetik midis Detit të Zi dhe Detit Kaspik, ku fuqitë e mëdha lindore të epokës konfrontoheshin midis tyre. Funksionoi si shtet – kushinetë në mbrojtje të Perandorisë Bizantine ndaj pushtimeve të tribuve barbare të stepave nodrike: bullgare, maxhiare, peçenege etj., dhe më vonë vikinge dhe ruse. Po njëlloj, në mos më e rëndësishme nga pikëpamja e diplomacisë bizantine dhe e historisë europiane, qe vepra efikase e frenimit e ushtruar nga ushtritë kazare ndaj ortekut arab në etapat e para dhe më shkatërrimtare të saj, një vepër që e pengoi pushtimin mysliman të Europës Lindore”. Përpara Koestler e Conte, edhe historiani britanik Douglas M. Dunlop ia ishte atribuar mbretërisë kazare funksionin e antemurale christianitatis: “Është thuajse e qartë, shkruan Dunlop, se sikur të mos kishin qenë kazarët në rajonin në veri të Kaukazit,  vetë Bizanti, baluard i qytetërimit europian në Lindje, do të gjendej i rrethuar nga arabët dhe historia e kristianizmit dhe e islamit do të kishte qenë tejet e ndryshme nga ajo që njohim”.

Ajo që mund të thuhet me siguri është pushtimi i Persisë, i ndjekur nga fushatat fitimtare të kalifit ‘Omar ibn al-Khattāb kundër sasanidëve (634 – 642), e kishte zgjeruar deri në Tbilis dhe në Derbent kufijtë veriorë e dār al-islām, kështu që Kazaria përbënte pengesën që pengonte ushtritë myslimane për të avancuar në ultësirat jugore të Rusisë, nga ku mund të të procedonte me rrethimin e Perandorisë së Lindjes. Me tejkalimin e Donit, pushtuar Ukrainën e sotme deri në Dniepër dhe një pjesë të mirë të Krimesë, kazarët u ndodhën në udhëkryqin e zonave gjeopolitike islamike dhe kristiane, arësye për të cilën shtresa drejtuese e tyre konsideroi oportune marrëjen e një identiteti religjoz pastrëtisht të dallueshëm nga ai i popujve fqinjë. Aleksandr Solzhenicn e përmbledh në termat e mëposhtëm këtë moment vendimtar të historisë kazare: “Krerët etnikë të turko – kazarëve (në atë kohë idolatër) nuk e pranuan as islamin (për të mos dashur t’ju nënshtronin kalifit të Bagdadit), as kristianizmit (për të shmangur tutelën e perandorit të Bizantit). Kështu, rreth 732 tribù adoptuan religjonin judaik”.

Realisht nuk është aspak e sigurtë se judaizimi i një pjese të popullit kazar ka ndodhur pas lindjes së Kalifatit abasid, e cila ndodhi në 750. Është e vërtetë se historiani dhe gjeografi arab al-Mas‘ūdī e cakton konvertimin në vitet e fundit të shekullit të VIII, por “burime të tjera lindore e deklarojnë shtresën drejtuese kazare dhe sidomos khagānite të konvertiar qysh nga 730 – 731”. Një konvertim i tillë i referohet një vepre të shkruar në arabisht perreth 1140 nga intelektuali i herbaizmit spanjoll Yehudah ben Shemu’el ha-Lewi (1086 – 1141), e titulluar Al-hujjah wa’d-dalīl fî nasr ad-dīn adh-dhalīl (Argumentin dhe demonstrim në mbrojtje të fesë së përçmuar). Vepra, e njohur gjithashtu si Kuzārī, përcjell dialogun që duket se ka ndodhur midis mbretit (bek) kazar Bulan dhe një rabini. I shtyrë nga një engjëll që të zhvillojë një investigim mbi religjonet, sovrani i drejtohet fillimisht një filozofi, më pas një teologu kristian, pra një të dituri mysliman, por asnjëri prej tyre nuk i kënaq nevojat e tij. Natyrisht që do të jetë rabimi ai që e bind për superioritetin e judaizmit dhe ta bindë që konvertohet. Konvertimi në judaizëm nuk duhet të ketë qenë shumë i qëndrueshëm, nga momenti që në 860, i shtyrë nga presioni islamik për t’ju afruar Konstandinopojës, beku i kazarëve i kërkon bazileusit t’i dërgojë një teolog kristian në gjendje që t’u “replikojë argumentimeve të hebrenjve dhe të saraçenëve”. Detyra e ungjillizimit të kazarëve, e besuar një njeriu të ditur dhe të devotshëm që me emrin e Cirilit do bëhej më pas i famshëm si “apostull i sllavëve”, nuk çoi në rezultate të mëdha: neofitët kristianë nuk qenë më shumë se 200, ndërsa beku dhe aristokracia kazare i qëndruan besnikë judaizmit.

Ajo që na jep ndonjë sqarim mbi këtë klasë politike drejtuese judaike është Përgjigja e mbretit Jozef e dërguar rreth 955 nga një sovran kazar hebreut kordovas Hasdai ibn Shaprut, i cili kishte shkruar për të pasur konfirmimin e ekzistencës së një mbretërie judaike. Pasi ka rievokuar konvertimit të paraardhësit të tij Bulan, mbreti kazar shkruan: “Nga fëmijët e tij doli një mbret i quajtur Obadia. Ishte një njeri i drejtë. Riorganizoi mbretërinë dhe e krijoi religjonin në mënyrë korrekte dhe të palëvizshme. Ndërtoi sinagoga dhe shkolla, bëri shumë të ditur izraelianë, i nderoi me ar e argjend dhe ata i shpjeguan të 24 librat [e Torahut], Mishnahun, Talmudin dhe rendin e lutjeve të Khazzanit”. Obadian do ta pasonte një seri sovranësh me emra biblikë: Ezekia, Manase i I, Hanukkah, Isaku, Zebuloni, Manasi i II, Nisi, Aroni i I, Menahemi, Beniamini, Aroni i II, Jozefi. Duket e ligjshme të supozohet se kjo aristokraci e hebraicizuar ju përgjigj aktivitetit ungjillizues të Konstandinopojës duke u bërë promotore vetë ajo e iniciativave misionare, të prirura për ta fituar judaizmin një pjesë e mirë e popullsisë kazare. E ashtuquajtura Kronikë e Nestorit (Povest’ vremennych let) dëshmon veç të tjerash për nënshtrimin e disa tribuve sllave nga ana e kazarëve. Në mesin e shekullit të IX kazarët sulmuan e Dneieprit të Mesëm dhe ju imponuan atyre pagimin e një tributi. Një shekull më pas, Svjetosllavi i I, princ i Rus’ të Kievit, i hapi luftë kazarëve dhe në 968 – 969 e shkatërroi kryeqytetin e tyre Itil në brigjet e Vollgës. “Në 969, shkruan Solzhenicin, rusët pushtuan të gjithë basenin e Vollgës dhe anijet ruse bënin shfaqjen e tyre pranë Semenderit, në litoralin e Derbentit”.

Të mundur në fushën e betejës, kazarët ju drejtuan armës religjoze. Në 984 një delegacion kazar shkoi në Kiev me qëllim konvertimin në judaizëm e princit Vladimir, që 4 vite më parë ishte ngjitur në fron. Nga ana e tij, Rus’ kievan ndodhej përpara nevojës së një zgjedhjeje fushe gjeopolitike dhe religjoze për t’u zbatuar midis Kostandinopojës, Perëndimit romako – gjermanin, zonës islamike dhe perandorisë kazare. “Është e njëjta ceremoni e konvertimit të Bulanit”, por kësaj radhe zgjedhja është ndryshe. Princi Vladimir i refuzoi propozimet e aderimit në islam të bëra nga bullgarët e Vollgës. (Dhe “pasqyrohet mbi atë që do të mund të ndodhte atëhere kur shteti i parë rus t’i ishte drejtuar islamit: dalja e një fuqie euraziatike në kuptimin e vërtetë të fjalës që periudha e gjatë e “zgjedhës” tatare do të ishte ankoruar akoma më shumë në Azi”). Njëlloj princi refuzoi lutjet e delegacionit katolik të ritit latin. Kështu që i dha audiencë ambasadorëve kazarë, që e ftuan të përqafonte judaizmin. Kronika e Nestorit regjistron këtë replikë të princit: “Si i mësoni të tjerët nëse vetë ju jeni refuzuar nga Zoti dhe shpërndarë? Nëse Zoti do ju kishte dashur ju, atëhere ju nuk do të ishit shpërndarë bëprë territore të huaja apo doni që kjo të na ndodhë edhe ne?”. Në fund, siç është e njohur, Vladimiri pranoi pagëzimin sipas ritit grek dhe u martua me një motër të Bazilit të II, duke ia hapur kështu Rusinë qytetërimit bizantin.

Filloi në këtë mënyrë një diasporë që u përhap në të gjithë Europën Qendro – Lindore mbeturinave të hebraizmit kazar. Kushdo mund ta kuptojë se kjo e vërtetë historike ka pasoja shkaëtrrimtare mbi mitin sionist të “kthimit” hebraik në Palestinë. Faktikisht është që nëse shumica e hebrenjve aktuale e ka origjinën nga një popull i ardhur nga Azia Qendrore që u ngul midis Vollgës, Detit të Zi e Dnieprit dhe u përhap në pjesën më të madhe të Europës Lindore, pretendimi sionist shkatërrohet në themelin e tij, pasi trashgimtarët e sllavizuar të një populli altaik nuk mund të gëzojnë asnjë të “drejtë historike” për t’u “kthyer” në një tokë ku paraardhësit e tyre nuk kanë jetuar kurrë.

(nga Geopoliticus)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Tetori bëhet rozë në SIGAL UNIQA/ Paketat më të mira të sigurimit dhe oferta që nuk duhet humbur

Tetori, muaji kushtuar ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e kontrolleve dhe parandalimit në luftën kundër kancerit të …