400 milion euro do t’u merren shqiptarëve për Portin e ri, i vjetri kulla për Ramën

Mund të konserohet si një vjedhje për rekordet “guiness” ajo e vjedhjes me Portin e ri të Durrësit. Pasi ka privatizuar Portin historik të Durrësit për kullat e pastrimit të parave, ka parashikuar në buxhet që t’u marrë shqiptarëve në vitin 2024 edhe 400 milionë euro ër të ndërtuar Portin e ri. Pra, i vjedh shqiparët dyfish, u grabit portin dhe u merr 400 molionë euro për Portin e ri!

Deklarata e Berishës

Ky është buxheti i vjedhjes më të madhe shtetërore në historinë e Shqipërisë. Kjo është e vërteta, realiteti.

Të parashikosh 400 mln euro, sepse mbyll portin me kapacitet real 4 milionë ton përpunim mallrash në vit dhe me mundësi reale për të kaluar në 6-7 mln, vetëm e vetëm se Edi Rama dhe klani i tij, duan të pasurohen duke marrë 1.4 mln metër katrorë tokë truall në Durrës, duke krijuar aty lavatriçen më gjigante në Europë, në të cilën ai që paraqitet si investitor është i zotuar se do të investojë nga 4-5 miliardë euro, gjithsej 70 mln euro, por që të gjitha janë para të mafias shqiptare të depozituara në Dubai, Shqipëri apo në Meksikë që sot është një nga mafiet më potente të planetit, e lidhur e tëra me qeverinë, me Edi Ramën që do të ndërtojë parajsën e tij, Dubain e tij, Dubain e mafias shqiptare dhe asaj botërore, duke dënuar një qytet, një popull.

Durrësi dhe porti, në histori kanë qenë një binom që kurrë nuk janë ndarë. Durrësi ka mbijetuar. Qytetet janë zhdukur në mijëra vite, jo pak, por Durrësi nuk është zhdukur kurrë për shkak të portit të tij. Është zvogëluar, zmadhuar, sipas kohërave, por ka mbetur përsëri porta jonë kryesore drejt perëndimit.

Ky është buxheti i vjedhjes më të madhe në histori, sepse përveç 400 mln eurove që i përkushtohen pasurimit përrallor të Edi Ramës dhe klanit të tij, janë rreth 140 mln euro të tjera që u përkushtohen përsëri, PPP-ve të Edi Ramës me botën e krimit.

Përsëri taksapaguesit tanë duhet të paguajnë për sterizilimin, i cili u kushton 83 herë më shumë seç kushtonte para këtij partneriteti. Duke marrë vetë, sepse pas kompanisë është Rama e Beqaj, duke marrë pajisjet e blera ultramoderne nga institucioni i shëndetësisë, sterilizator i fjalës së fundit, ndërtesa të reja dhe si dënim duhet të paguajnë 83 herë më shumë.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Rama rishpall koncesionin 437 milionë euro për 17 kilometra rrugë, ose 26 milione euro/kilometri

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur tenderin për të dhënë me koncesion ndërtimin e …