Vjedhje në shifra të paimagjinueshme, 7 km rrugë, 230 milionë euro

Shifrat e vjedhjes së shqiptarëve nga regjimi rriten në shifra dramatike.

Kryeari i PD,Ssali Berisha ka treguar nje shifër vërtet të paimagjinueshme.

“Vetëm segmenti, se është për Guines, segmenti i rrugës autostradës Tiranë-Elbasan, nga Iba në Farkë, janë 7 kilometra, kushtoi 230 milionë euro. Po 7 kilometra sikur të ndërtoje tunel të plotë, me 20 milionë euro kilometri, shkonin 140 milionë euro. Ta marrim tunel, nga Iba të dilje në Farkë.

Pra, jemi para një situate që nuk është asnjë komb tjetër. Ndaj ka vetëm një zgjidhje, largimin e kësaj të keqe të madhe. Dhe kjo e keqe ka një emër, kjo e keqe është Edi Rama.

Sado që mund të thotë kush dhe mund t’u thonë, pse përqendroheni, ai është e keqja e të këqijave. Sepse të gjitha këto, mbajnë firmën e tij, mbajnë vulën e tij, mbajnë avokatinë e tij.

Nuk mund ta harroj kurrë, kur ky njeri, dilte nëpër ekrane televizive me pinca të thyera, me pincë me një krah, me gërshërë të thyer. Dhe u thoshte shqiptarëve në amoralitet të plotë, ja me se operoheni. Para se të fillonin sterilizimin.

Dhe kalonte nga studio në studio si shoë, vetëm për të mbuluar vjedhjen e tmerrshme që u bëhej shqiptarëve me sterilizimin. Të njëjtën gjë me djegësat. Djegësi i Tiranës u shkon 1 miliard euro taksapaguesve të Tiranës. Sepse kudo është dora e tij e zezë.

Dhe një gjë duhet ta kemi të qartë, ka një ligj në doktrinën e korrupsionit: po vodhi kryeministri, korrupsioni bëhet sistematik. Bëhet sistem. E ndjekin njëlloj si minjtë e Dino Buzatit mbrapa dhe vjedhin dhe shkatërrojnë vendin dhe shtetin. Punonjësit, vartësit e me radhë.

Ky ka sjellë këtë moral, këtë kod. Ndaj dhe largimi i tij është largimi i të keqes më të madhe që ka pasur Shqipëria në histori pas Enver Hoxhës”, shprehet erisha.

About Redaksia

Check Also

10 pikat e planit Trump: Do pastroj Departamentin e Shtetit nga ata që kanë persekutuar konservatorët

Donald TRUMP Ky është plani im për të çmontuar “Deep State” dhe për të rimarrë …