Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Lulzim Brava bllokoi aferën 12 mln euro të thjeshtrës së Ramës.
“Të gjitha janë në SKAP. Për këtë periudhë, këtë aferë në PD e bllokoi, të themi të vërtetën, Lulzim Brava, për shkak se thuhet se aty ishin aksionerë dhe ndarje parash- fakte nuk kam- po thuhet se njëra kompania, Victoria Invest sponsorizonte Bashën, kurse ai tjetri ishte përfaqësues i Ramës.
Në fakt, këtu del një lojë e paimagjinueshme ku në fund vidhen 12 milionë dhe Denis Ymeri thotë unë e bëj për 6 milionë, të tjera merrini ju. Të gjitha janë në SKAP”, tha Berisha.