Ish-oficeri i Sigurimit famëzi të Shtetit, Arben Kraja mbylli hetimin për djegësin e Tiranës

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, ish-oficeri i sigurimit famëzi të shtetit, Arben Kraja bënte sikur po hetonte djegësin e Tiranës, por e bllokoi, e mbyti. Berisha tha se, kishte dy familjarë, nip e mbesë në bashkinë e Tiranës, në pozicione shumë të rëndësishme dhe deklaronte se në hetim nuk jam në konflikt interesi.

“SKAP është një organizatë kriminale që falsifikon dokumente, manipulon dokumente, fsheh dokumente. Nëse merr procedimet e deritanishme…

E liruan apo akoma ky Bllako? Alqi Bllako ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i të gjithë koncesioneve të djegësave. Nuk ka ligj në botë që nuk e mbante atë të paktën 25 vite për dëmin që ka bërë. Për dëmin që ka bërë. Por ai ka qenë një njeri që ka zbatuar porositë e eprorëve.

Madje Lefterin e dënuan më shumë, se Lefterin e ka tërhequr më shumë Alqi se të tjerët në lakmi. Po njeriu, në kuptimin ligjor më direkt se të gjithë të tjerët, se ai ka pasur në mbikëqyrje, në mos i ka organizuar vetë, komisionet e prokurimeve.

Ju e morët vesh që deri para dy ditësh, djegësin e Tiranës, bënte sikur e hetonte ish-oficeri i sigurimit famëzi të shtetit, Arben Kraja.

Kishte dy familjarë, nip e mbesë në bashkinë e Tiranës, në pozicione shumë të rëndësishme. Dhe deklaronte se në hetim, nuk jam në konflikt interesi. Si nuk je në konflikt interesi aty? Çfarë do të thotë kjo? Prandaj edhe hetimi u sofokua, u mbyt”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Banorja në Theth: Rama na tha kthejini djemtë nga emigracioni dhe ndërtoni! M’u thafshin duart për atë votë që dhashë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar në Facebook një video ku një banore nga …