Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Millonai mbylli dosjen e Don Lalës për inceneratorët dhe vjen në SKAP në vend që të shkojë aty ku e meriton. Ai tha se, Taulant Balla shkon nga një vend në tjetër, me rekordet më kriminale që mund të ketë pasur një ministër në historinë e këtij vendi.
“Jemi dëshmitarë këtu, të gjithë ata që kanë memorie dhe rekorde, se si Saimir Tahiri, në 32 vite, i pari ministër i Brendshëm që përfundoi në Shtëpinë e Bardhë. A është kështu apo jo?
Një nga historitë më të turpshme të Shqipërisë.
Çoi në Shtëpinë e Bardhë njeriun, të cilin organet zyrtare, sepse Zagani ishte oficer antidroge, të cilin opozita me fakte e kishte denoncuar me dhjetëra herë për makinën dhe lidhjet e tij me drogën, ai përfundoi…
E lëmë Saimir Tahirin, merr Taulant Ballën. Taulant Balla shkon nga një vend në tjetër, me rekordet më kriminale që mund të ketë pasur një ministër në historinë e këtij vendi.
Nuk jam unë, por është TIMS që ka faktuar se ka bërë 54 rrugë me Edmond Begon. Çfarë kanë qenë ato rrugë? Ato rrugë kanë qenë për të mbrojtur me pasaportë diplomatike, çantat e kokainës, çantat e drogës!
A mund të shkojë kush me një njeri, përveçse me gruan, se doja të thosha as me gruan, nuk mund të shkojë dikush 54 herë jashtë me një tjetër? Si mund të shkosh 54 herë jashtë me një tjetër?
Shkon me një shërbim, shkon për të ndarë fitim. Shkon për të ndarë fitim me Edmond Begon, për të përdorur pasaportën diplomatike për të kaluar valixhen.
Dhe këtë Taulant Balla e ka bërë me dokumente edhe në Qafë Thanë me trafikantë të tjerë.
Si mund të shkojë Taulant Balla, t’ju pyes unë ju, a është ky ministër i Brendshëm? Si mund të shkojë kur ka kilometra të tëra regjistrime në SKAP, i fshehin apo jo, kur ky ndërmjetëson për tenderat e bandës së Xhaferris?
Si mund të shkojë Taulant Balla, kur në sallë të gjyqit është akuzuar si organizator i vrasjes së avokatit? Se avokati kishte parë, kishte lexuar regjistrime të bisedave që faktonin se ai ka porositur vrasje. Dhe avokati i vrau.
Regjistrimet, Kreshnik Ajazi në mënyrën më kriminale, që është sot në SKAP, atëherë më thuaj mua se çfarë është Kreshnik Ajazi?
Urdhëron bashkë me një gjykatëse që të digjen regjistrimet. Se Taulanti nuk është Taulanti. Po nëse Taulanti nuk ishte Balla, si mund të digjeshin?
Ato nuk digjeshin në asnjë rast, ishte apo nuk ishte Balla. Ato bëheshin objekt hetimi.
Ku është Kreshnik Ajazi? Kreshnik Ajazi është sot prokuror SKAP-i. Është, mesa di unë.
Do vijë? Po këto i ka bërë.
Shkoni e merrni pak vetingun e tij. Kur është firmosë vetingu i tij? Më 5 gusht. Më thonë se ka gjëra që do verifikohen.
Po Albert Shehaj, e di se çfarë është ai? Një njeri që del e u thotë shqiptarëve, se në makinën e Mehmet Grecës, trafikantit të dënuar 7 vjet për kokainë në Britaninë e Madhe, nuk kishte materiale zgjedhore. Dhe detyrohen pas ditësh të thonë të kundërtën. Dhe ky shpërblehet nga Taulant Balla për në SKAP.
Si mund të pranohet Millonai që mbyll dosjen e Don Lalës për inceneratorët dhe vjen në SKAP në vend që të shkojë aty ku e meriton?
Si mund të them unë? Nuk ka njëri që mund të respektojë më shumë se unë ata që zbatojnë ligjin. Nuk ka njeri që vlerëson më shumë guximin e tyre.
Por çfarë shoh unë? Pse e them këtë? E them se njëri i arreston Bajrët në Shkodër dhe bravo i qoftë. Ishte prokuror. I arreston dhe i sjell në Tiranë. Dhe SKAP thotë se këta nuk janë organizatë. Tallen me Shqipërinë, tallen me ligjin, tallen me çdo gjë.
Marrin nën hetim Nuredin Dumanin dhe del çdo gjë sikur po vjen këtu para jush jo si në një hetim të mbyllur, duke dëmtuar çdo gjë.
Pra, këto janë. Nuk ka diskutim. Unë nuk dua t’i mohoj kurrë një njeriu, asnjë kontribut, asnjë zbatim ligji. Por këta funksionojnë si organizatë kriminale.
Kurrë nuk ka ekzistuar një situatë e tillë në drejtësi. Ata mund të priten këtu e atje. Saimir Tahiri u prit shumë më lart, po ku është. Nuk duhet t’i marrim gjërat kështu se janë shqiptarët ata që paguajnë”, u shpreh Berisha.
Check Also
Gjekmarkaj: Një deputet është i dënuar se çoi në burg një trafikant
Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj ka reaguar ashpër në lidhje me vendimin e sotëm të …