Thjeshtra e parë e republikës ka fituar me dhjetëra tendera, veçanërisht nga Elva Margariti

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, thjeshtra e parë e republikës ka fituar me dhjetëra tendera, veçanërisht nga Elva Margariti.

“Në aferën e inceneratorëve nuk kam për projekte të saj, por në aferë të tjerë, të shumta.
Dhe të gjitha do paraqiten të gjitha këtu, sepse Kushtetuta ndalon që familjarët e kryeministrit të marrin pjesë në tendera. Nuk mund të marrin.

Kushtetuta ndalon që familjarët e kryeministrit të pasurohen duke përdorur fondet publike dhe pasuritë publike. Dhe ajo duhet zbatuar, jo duhet shkelur.

Kurse thjeshtra e parë e republikës ka me dhjetëra tendera, të fituar veçanërisht nga kjo Elva Margariti, e cila kështu duket si shumë e heshtur, por ka një dobësi të jashtëzakonshme për thjeshtrën.

E shkatërroi të gjithë sektorin. Ua them unë, e shkatërroi!

Ka nga arkitektë dhe këta, që më thonë se e denoncojmë me emër, thuaj emrin tonë se po e denoncojmë, se na shkatërroi. Mirëpo ç’t’i bësh Elvës, ia ka marrë mendjen”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Tension në protestë! Qytetarët tentojnë të heqin barrierat metalike, përplasen me policinë

Tensione dhe përplasje janë shënuar gjatë protestës para Kuvendit. Qytetarët janë përplasur me forcat e …