Kryeqyteti është nën pushtim!

Nga Alba KEPI

Sot nga armët e betonit e anti historisë ngarkuar me barut paligjshmërie e krimi.

E dje nga diktatura e një tegjimi anti shqiptar.

Sdi kush qe më i rrezikshëm ai dje o ky sot?

Di se sot e dje ky qytet e gjithë Shqipëria u shqye e po shqyhet në emër “të popullt” e xhepave të horrave.

Diktatori E.H me 28 nentor 1944 hyri ne Tirane “veshur një uniformë të re me një rrip mesi Sam Browne dhe me një kapele të stolisur me një yll të kuq. Kishte dorashka. Këpucët e tij shkëlqenin…. Rreth 30-40 mijë njerëz prisnin të fliste. Për shumicën e njerëzve në qytet ai nuk ishte më shumë se një njeri i çuditshëm. Njerëzit nuk e dinin se kush ishte ai”… shkruan gazetari amerikan Peter Lucas.

Tom Stefani, shefi i misionit amerikan, i pranishem ne paraden para hotel Dajtit do te informonte me radio Fulcin se ndonëse parada kishte qenë “krejt madhështore”, populli që e shihte atë ishte më pak se entuziast…

“Dukej sikur populli ishte i shushatur. Brohoritjet që unë dëgjoja tingëllonin gati si të imponuara nga rrethanat. Nuk ishte ai entuziazmi i papërmbajtur i demonstruar në jug”…

Kjo ishte Tirana e 17 nentorit 1944 me rruge te gjakosura nga kriminelet e kuq qe te urdheruar nga E.H, masakruan e vrane nacionalistet e patriotet, mendimtaret e lire, intelektualet elitare te qytetit.

Tirana u clirua fale luftes se nacionalisteve te vertete, e jo vetem nga cetat partizane, e u pushtua nga nje ushtri me vrastare e me antikombetare sic qe regjimi diktatorial komunist.

Per banoret autoktone e ata qe jetuan ne Tiranen e ’44 e me pas, qe dita e nisjes se nje epoke antikombetare, kriminale, vellavrasese.

Nisi antidemokracia!

Asgje per te festuar pa denuar krimet komuniste e kriminelet e diktatures!

P.s per kepuce llustruarit e kerkues duartrokitesve te sotem.

About Redaksia

Check Also

Kur punëdhënësi është Soros…

Nga Redin HAFIZI Në një ndër takimet e tij në diasporë Adriatik Lapaj u pyet …