Shkarkohet drejtori i IKMT, ja për çfarë akuzohet

Shkarkohet drejtori i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Agim Ismailaj. Vendimi në fjalë, vjen vetëm 8 muaj pas qëndrimit të tij në detyrë. Mësohet se vendimi ka motivacion zyrtar, që lidhet me performancë të ulët dhe pas ankesave të shumta që qytetarët dhe bizneset kanë pasur në adresë të tij për vendime arbitrare.

Ismailaj erdhi në këtë post në Mars të këtij viti si pasuesi i Dallëndyshe Bicit, por u bë drejtori më jetëshkurtër i IKMT gjatë qeverisjes Rama.

Në vendin e Ismailajt është emëruar Ervin Hoxha, i cili deri më sot ka drejtuar Shërbimin e Provës, drejtori në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.

About Redaksia

Check Also

Zjarri në Lurë/ Deputetja e PD i përvishet Ulsi Manjas: Jeton në Tiranë dhe nuk ja ndien

Denisa VATA Lura po digjet dhe Ulsi Manja i ben thirrje Prokurorise se Dibres te …