Argonautët rusë në rrugën për Tsushimë

Në udhëtimin epik që çoi flotën e admiralit Rozhestvenski në Lindjen e Largët evidentohen brishtësitë e perandorisë së Romanovëve, por edhe aktet e heroizmit dhe të martirizimit të vetëdijshëm. “Flota deprimuese” ishte dënuar me kasaphanë.

Më 11 maj 1891, teksa ishte për vizitë në Otsu të Japonisë, Princi Trashëgimtar Nikolaj Aleksandroviç Romanov, Nikolla i II i ardhshëm, u plagos nga një goditje shpate e shkaktuar në një anëtar i eskortës japoneze. Për pak nuk pati fundin e gjyshit Aleksandri i III, i vrarë më 1881 prej një bombe në Shën Petërsburg. Careviçi i mbijetoi sulmit japonez, por armiqësia u ushqyer prej tij ndaj jponezëve nuk do ta braktiste kurrë. Pas pas incidentit të Otsu, Nikolla arriti në Vladivostok, porti themeluar gjatë mbretërimit të gjyshit të vrarë, ndërtimit të Transiberianës. Hekurudha do ta bënte në të lehtë udhëtimin midis Balltikut dhe bregut të largët të Paqësorit, ku carët qenë vendosur me bindjen në rritje pas ngërçit të Lojës së Madhe që i kishte vënë përballë me Britaninë e Madhe në Azinë Qendrore. Të dënuar nga një gjeografi e pamëshirshme, me detet e mbyllura prej akujve për shumë muaj të vitit dhe të pamundësuar që të arrinin Oqeanin Indian e Mesdheun, «carët ndërtonin vila në Detin e Zi dhe krijonin kopshte që aludonin me dëshirën e zjarrtë për horizontet e ishujve tirrenianë dhe egjeas». E quajtën edhe Zolotoj Rog (Bri i Artë) gjirin e Vladivostokut: një homazh ndaj portit natyral të Konstadinopojës, kryeqytetit përrallor të Perandorisë Bizantine prej së cilën Nëna e Shenjtë Rusi kishte trashëguar simbolet, fenë, alfabetin dhe kalendarin.

Nikolla i II qe një car i pasigurt, gjithmonë i kushtëzuar nga kërkimi për një pushtim ushtarak që do t’i vlente legjitimimin e brendshëm. Gjatë mbretërimit të tij (1894 – 1917) perandori dhe autokrati i gjithë Rusive u manipulua nga figura që shikonin tek Lindja rrugën natyrore e zhvillimit të perandorisë. Në fund të fundit ndoshta nuk ishte rastësi që një prej simboleve të trashëguara nga bizantinët ishte shqiponja, që me dy kokat shikonte nga perëndimi dhe nga lindja. Legjenda lindore e një «cari të bardhë» i destinuar që të mbretëronte mbi të gjithë Azinë, e ushqyer nga shëruesi popullor Petër Badmaev, nxiste fantazitë e monarkut si një përrallë do të bënte me një fëmijë. Në të vërtetë pak rëndësi ka nëse «zgjerimi i territorit nënkuptonte rritje të dobësisë», siç kishte vërejtur Aleksandr Gorshakov, ministër i Jashtëm nga 1856 deri më 1882, por duke mbetur i padëgjuar.

Pastaj kishte edhe figura të tjera, shpesh të ushqyer më shumë nga interesa personale sesa nga dashuria për atdheun, sipas të cilit flamuri rus, tashmë i ulur në Alaskë pas shitjes Shteteve të Bashkuara (1867), duhej të vigjëlonte nga Ngushtica e Beringut në Mançuri, duke kaluar nëpër Kore: midis këtyre ndërmjetësi Bezobrazov dhe Duka i Madh Aleksandr, kunati i Nikollës së II. Edhe një kushëri i Carit, Kajzeri Vilhelm i II, ushtroi një influencë mbi Nikollën. Minë me sahat i mbretërorëve europianë, më 1890 Vilhelmi kishte miratuar Weltpolitik e tij pasi kishte hequr qafe Bismarck, i cili një ditë kishte thënë se «e gjithë Lindja nuk vlen eshtrat e një granatieri të vetëm pomeranas». Pavarësisht kësaj, megjithëse ishte i lirë tani që të shikonte botën, Kajzeri nuk ushqente ambicie të mëdha ndaj Lindjes së Largët (ishte më i interesuar ndaj Atlantikut dhe Europës) dhe për këtë ishte i gatshëm që të mbështeste synimet ruse në rajon, ndoshta në shkëmbim të një aleance antibritanike.

Së fundim, ai që e drejtoi Carin qe ministri dinak i Financave Sergej Juleviç Vitte. Pinjoll i një familjeje fisnike me origjinë flamande dhe balltiko – gjermane, edhe ai ishte i tërhequr nga Lindja dhe për këtë arësye promovoi marrëveshje diplomatike dhe tregëtare me Kinën e dinastisë Qing, një modus operandi që parapëlqente në vend të luftërave kushtushme dhe me rezultat të paparashikueshëm. Qe kështu që në pallat u hodhën farërat për përplasjen ne aktorin tjetër protagonist të Lindjes së Largët: Japonisë.

Të kundërt mosbesues

Kontaktet e para midia rusëve dhe japonezëve i përkasin shekullit të XVIII, kur Daikokuya Kadayû, kapiten i anijes “Shinsho-maru”, fillimisht u përplas në Ishujt Aleutine, pas kësaj u ankorua në Rusinë kontinentale. Qe Katerina e II që e priti personalisht në kryeqytet dhe që e autorizoi të rikthehej në Japoni më 1791, pas 9 vitesh mungese nga atdheu. Më 1811 oficeri i marinës Vasilij Golovnin u burgos në Japoni pse kishte zbarkuar në Kunashir, më jugori i Ishujve Kurile: për të vënë në hartë ishullin kishte shkelur sakoku, regjimin autarkik në fuqi nga shekulli i XVII në Japoninë e shogunëve. Golovnin u lëshua më 1813 dhe kriza u tejkalua. Më 1855 Traktati i Shimoda, i firmosur pas një viti të hapjes së Japonisë ndaj Perëndimit pas presioneve të komodorit Matthew C. Perry, sanksionoi sovranitetin e dyfishtë mbi Kurilet, por la të paqartë statusin e Sakhalin. Ky ishull i madh më pas ju caktua Rusisë përë shkak të Traktatit të Shën Petërsburgut (1875), ndërsa Kurilet i kaluan Japonisë. Kjo e fundit para pak kohësh kishte nisur reformat e erës Meiji (1868 – 1912) që brenda pak dekadash do ta bënin një vend të industrializuar, modern dhe ushtarakisht në pararojë.

Më 1895, pas luftës kino – japoneze, Tokio hoqi dorë nga disa pushtime për t’i kënaqur vendet perëndimore, përfshi Rusinë. I ktheu Kinës Mançurinë dhe gadishullin Liaodong me portin e Lushun, i njohur më mirë si Port Arthur. Qe në këtë pikë që Vitte, me cinizëm dhe oportunizëm, lidhi një marrëveshje me qeverinë perandorake kineze që jo vetëm u mundësonte rusëve të kalonin me Transiberianën në territorin mançurian, duke e shkurtuar rrugën dhe duke i ulur kostot e ndërtimit, por vuloste një aleancë antijaponeze në kuptimin e vërtetë të fjalës. Port Arthur u bë kështu bazë detare ruse: blerje e rëndësishme pasi ky port, ndryshe nga Vladivostoku, nuk zinte akull në muajt e dimrit. Siç është e kuptueshme, në Tokio këto zhvillime u panë si një provokim i papranueshëm. Nevojës ju adresuan propozime, por historikisht Shën Petërsburgu shpesh kishte preferuar rrezikun e një humbjeje ushtarake në vend të një marrëveshjeje, gjë e shpjegueshme me faktin që Rusia «pjesërisht i përket Europës dhe pjesërisht Azisë. Në Perëndim merrte pjesë në Koncertin e Europës dhe në rregullat e sofistikuara e ekuilibrit të forcave (…). Në Azinë Qendrore ndodhej përballë principatash të dobëta ndaj të cilabe nuk ishte e zbatueshme kjo strategji dhe derikur nuk u ndesh me Japoninë qe në gjendje të zgjerohej në Siberi».

Propozimet për kompromis u injoruan. Durimi i Tokios u sos me refuzimin e prerë të Shën Petërsburgut për të hequr dorë nga pretendimet ndaj Koresë në këmbim të njohjes japoneze të Mançurisë ruse. Natën midis 8 dhe 9 shkurtit 1904, pa u bërë as edhe një shpallje lufte, një skuadër japoneze nën komandën e Togo Heihachiro (1848 – 1934) dëmtoi disa anije ruse në gjirin e Port Arthur. Të nesërmen, pasi kryqëzori “Varjag” u ndoq dhe u godit në gjirin e Chemulpo (Kore), ndërsa ekuipazhi i kanonierës “Koreec” u vetëmbyt për të mos u dorëzuar. Përderisa Port Arthur nuk ishte i pajisur që të kryente operacione riparimi, faktikisht disa anije nuk mundën të përdoreshin më, por u deshën muaj dhe përplasje të tjera që fitorja strategjike japoneze të bëhej e qartë. Falë qasjes së admiralit Stepan Makarov, që u dërgua në kryqytet, rusët arritën që ta ringrenë pak kokën: por më 13 prill edhe Makarov derdhi tributin e tij të gjakut. Luftanija “Petropavlovsk” në të cilën ndodhej u ndesh me një minë dhe u mbyt brenda 2 minutash, duke vrarë admiralin, 26 oficerë, 652 marinarë dhe piktorin e luftës Vereshçagin. Në muajin maj, prej mjegullës, edhe rusët vendosnë mina që i shkaktuan humbje Togo. Por me Skuadronin e Parë rus të Paqësorit në gjunjë, japonezët patën rrugën e lirë në Mançuri dhe në pjesën tjetër të kontinentit.

Përgatitjet

Në Rusi sulmi ndaj Port Arthur u konsiderua aq i poshtër aq sa deri studentët, që sigurisht nuk e donin Carin, u grumbulluan përreth «autokratit të 1/6 të botës», ndërsa të mbijetuarit e “Varjag” përshëndeteshin në atdhe si heronj. Por reagimi rus priti. Sikur ushtarët të mund të dërgoheshin në Lindje nëpërmjet hekurudhës, e njëjta nuk mund të vlente për anijet. Përderisa Togo gëzonte tashmë liri absolute, për të riintegruar praninë e njësive ruse në Lindje qe e nevojshme të dërgohet një pjesë e flotës së Balltikut. Logjistikisht sfida ishte komplekse. Anijet konsumonin shumë qymyr. Për më tepër, përveç karburantit, duheshin transportuar sasi kolosale furnizimesh ushqimore, uji, duhej siguruar asistenca për anijet dhe të komunikohej me kryeqytetin; së fundi, u duhej ofruar një minimum dëfrimi mijëra marinarëve që mund të rebeloheshin. Sikur të mos mjaftonte, marrëdhëniet me Londrën, padrone e deteve dhe e shumë kolonive në rrugën drejt Lindjes, qenë të kushtëzuara nga aleanca e nënshkruar më 1902 midis Britanisë së Madhe dhe Japonisë për ta shtyrë «ariun rus drejt dëborës siberiane». Misioni paraqitej kështu thuajse i pamundur. Në këtë fazë Shën Petërsburgu ishte politikisht afër me Berlinin dhe Parisin: me të dytin kishte firmosur më 1894 bërthamën e asaj që, me t’u zgjeruar, do të bëhej Antanta. Por pasja e miqve nuk nënkuptonte automatikisht se këta do të kontribuonin në mënyrë të pafytyrë ndaj kauzës ruse: faktikisht, në politikë gjithçka e ka një kosto dhe, pastaj, për të gjitha palët ndërluftuese kishte një neutralitet për t’u respektuar. Të paktën fasade.

Për krijimin e Skuadronit të Dytë të Paqësorit u zgjodh një admiral me kurrikulum të përkryer, por me karakter vullkanik: Zinovi Petrovië Rozhestvenski. I lindur më 1848, origjina e tij linte pak dyshime se kishte arritur ta çante rrugën me meritë dhe jo falë nepotizmit gëlues, një prej plagëve të shumta që dërrmonin perandorinë Ruse dhe, për reflektim, flotën e tij, i freskët nga emërimi si Shef i Shtatmadhorisë së Marinës, Rozhestvenski e kishte fituar përkrahjen e Carit më 1902, gjatë një manovre detare ku autokrati i Rusisë asistoi bashkë me Kajzerin. Të dy monarkët patën mundësi që ta vlerësojnë temperamentin e admiralit, kur i mbërthyer nga zemërimi, e panë që të flakte një dylbi në det. Sfidat që Rozhestvenskit ju desh të përballojë më 1904 qenë të shumta. Midis më të vështirave qe distanca e madhe për t’u përshkruar: mizoria e gjeografisë vazhdonte që ta persekutonte Rusinë. Rruga më e shkurtër për teatrin e luftës, duke kaluar nga Suezi, qenë në rendin e 13000 miljeve detare; më e gjata, po t’i bije nga Kepi Horn (Kanali i Panamasë nuk ishte ende operativ), shkonte në 20000, pak më pak se perimetri i globit; një opsion i tretë, i ndërmjetmi, kërkonte dyfishimin e Kepit të Shpresës së Mirë, gjë që e zgjaste me 4000 milje detare rrugën nëpërmjet Suezit, për një total prej 17000 miljesh detare. Mund të mendohet se distancat kanë qenë problemi më i madh për t’u zgjidhur në muajt që i paraprinë Tcushimës; në të vërtetë, burimi më i madh i frustrimit qe për Rozhestvenskin burokracia asfiksuese që ngadalësonre, shpërfytyronte dhe bënte të kota vendimet e tij. Qysh nga mbledhjet e para u bë e qartë se admiralit do t’i duhej të pranonte kompromise: një flotë johomogjene, me disa anije të dalamode që do të ishin një barrë, mungesë municionesh dhe deri varka në bordin e anijeve, pasi marinarëve nuk u mjaftonin as këto. Problemi i mprehtë i karburantit u zgjidh falë një marrëveshje me Hapag, kompaninë armatore gjermane që do të dërgonte piroskafë të ngarkuar me qymyr përgjatë itinerarit; për të gjithë shërbimet e tjera ju besua rrjetit të Moisej Ginsburg, ish furnizues i rusëve në Mançuri. Premisat që «argonautët» rusë të merrnin detin po fitonin formë; që pastaj Jazoni – Rozhestvenski të mund të kthehej në shtëpi me një Bashkë të Artë në gjendje të shëronte sëmundjet e Rusisë ishte një muhabet krejtësisht tjetër.

Rruga drejt së panjohurës

Më 10 gusht 1904 admirali Wilhelm Withöft, që kishte zëvendësuar të ndjerin Makarov në komandën e Skuadronit të Parë të Paqësorit, hyri në betejë me Togo në gjirin e Port Arthur, tashmë i rrethuar nga toka, në tentativën për t’i transferuar anijet në Vladivostok. Por për shkak të bllokimit japonez njësive ruse ju desh që të riktheheshin në Port Arthur ose të strehoheshin në porte neutrale, fat që i ka takuar edhe luftanijes “Cesarevitsch” në të cilën vdiq vetë Withöft. Me ardhjen e lajmit të katastrofës së radhës, në Shën Petërsburg u rritën presionet me qëllim që të nisej Skuadroni i Dytë i Paqësorit. Me 29 anije (të cilave do t’ju shtoheshin të tjera), ky u largua nga arsenali i Kronshtadtit më 11 shtator 1904: kishin kaluar 7 muaj nga sulmi i parë ndaj Port Arthur dhe nga shpërthimi i luftës ruso – japoneze. Siç parashikohej nga Rozhestvenski – i cili nuk ushqente kurrfarë besimi tek misioni – «flota deprimuese» në komandën e tij mbeti viktimë qysh në Detin Balltik nga avaritë e para që e ngadalësuan. Shpejt u bë e qartë se nisja nuk do t’u jepte fund kompromiseve dhe diskutimeve. Përkundrazi, admirali u persekutua gjatë gjithë udhëtimit, çdo herë që merrte kabllogram nga Shën Petërsburgu nëpërmjet stacioneve telegrafike tokësore. Por rreziqet më të mëdha erdhën natën midis 21 dhe 22 tetorit në cektinat angleze të Dogger Bank, kur një flotë peshkarexhash u ngatërrua për torpediniera armike prani fantazmagorike e së cilës u sinjalizua nga inteligjenca ruse. Luftanija “Suvorov”, admiralja e Rozhestvenski, mbyti një dhe dëmtoi të tjera, duke vrarë dy peshkatarë nga Hull.

Në këtë rrëmujë dy njësi ruse u goditën nga zjarri armik. Kapelani i kryqëzorit “Avrora”, që në 1917 do shpërthente krismën e parë e Revolucionit të Tetorit, qe viktima e parë ruse. Shtypi anglez i ngjiti Rozhestvenski një nofkë pak të bukur: Mad Dog. Kriza që pasoi e çoi Rusinë dhe Britaninë e Madhe në pragun e luftës. Fatmirësisht për rusët, skuadroni e vazhdoi udhëtimin pa incidente të tjera. Megjithat, në Tangeri asaj ju desh që të ndahej. Duke qenë Suezi nën kontrollin e britanikëve, Rozhestvenski nuk mund të rrezikonte që të ngecte në Egjipt dhe kështu që la takin në Madagaskar me disa anije që ja besoi Dmitrij Fölkersahmit, një prej admiralëve të pakët që çmonte në të gjithë Rusinë. Sikur këto anije të ishin bllokuar në Suez, Mad Dog do të kishte mundur ta arrinte Lindjen e Largët me njësitë më të mira nëpërmjet Kepit të Shpresës së Mirë. Rruga e Afrikës nga Maroku në Nosy Bé (Madagaskar), ku skuadroni do të mund të rikompaktësohej, kërkoi 2 muaj: takimi i mezipritur ndodhi më 8 janar 1905. 6 ditë përpara kishze rënë Port Arthur. Edhe kryeqyteti rus ja kalonte keq: faktikisht, më 22 janar filloi revolucioni që një vit më pas do ta detyronte Carin të lejonte një kushtetutë dhe ta njihte Dumën për të mos rënë nga froni.

Në javët e vështira të kaluara në Nosy Bé, në pritjen e kotë e marrjes nga Rusia – kundër vullnetit të Rozhestvenski – Skuadroni i Tretë i Paqësorit i Nikolaj Nebogatovit, ndodhi gjithçka. Në pjesën më të madhe me origjinë të thjeshtë, marinarët ushqenin një antipati natyrale ndaj oficerëve që i konsideronin në rangun e parazitëve. Kjo u ashpërsua edhe më nga urrejtja, nga klima e padurueshme dhe nga zërat lidhur me revolucionin. Disa dhanë shenja mosdurimi, mos çekuilibrimi në kuptimin e vërtetë të fjalës. Disa u mërzitën; disa vdiqën nga i nxehti, infarkti, u mbytën apo u sëmurën me tuberkuloz. Për fat, një anije spital e ndiqte skuadronin, përndryshe numri i të vdekurve do të kishte qenë i frikshëm. Pavarësisht kësaj, kur më 14 maj la Indokinën (etapa e radhës e «detyruar», duke qenë koloni e aleatit francez), Mad Dog kishte humbur 30 marinarë e ushtarakë dhe kishte dërguar në shtëpi më shumë se 50 njerëz: disa në gjendje arrestimi, shumë të tjerë të prekur nga depresioni apo nga probleme mendore. Por më 9 të këtij muaju përforcimet e Nebogatovit i qenë bashkuar grupit. Duke përfshirë transportet dhe njësitë më të vogla, Rozhestvenski mund të mbështetej tani mbi nja 50 anije që nuk do t’i mjaftonin për të përballua armikun në Tcushimë më 27 maj 1905. Prej anijeve që morën pjesë në luftime, u mbytën 21 dhe u kapën 7; të tjerat, midis të cilëve “Avrora”, u strehuan në Filipine, në atëbotë posedim amerikan, ku u internuan deri në fund të luftimeve. Mbi 5000 marinarë rusë humbën jetën dhe më shumë se 6000 u burgosën. Midis këtyre Rozhestvenski, i cili u plagos rëndë në kokë. Me 117 të vdekur dhe 3 torpediniera të mbytura, çmimi i paguar nga japonezët qe padiskutim i pranueshëm.

Katastrofa e Rusisë

«Tsushima» evokon në gjeneratat ruse më të moshuara një humbje të turpshme. Është pakashumë ekuivalenti i «Caporetto» për italianët, ama me rënduesin që ndërsa Isonzo dhe Kobaridi i sotëm qenë teatri i injë beteje të humbur në kuadër të një lufte të fituar, Tsushima që për rusët një humbje e paapelueshme, prej atyre në gjendje ta bënin fitimtarin padron të një deti të tërë për 40 vitet e ardhshme. Për të mos folur pastaj për humbjet territoriale, të kulmuara në cedimin e Ishujve Kurrile, të gjysmës jugore të Ishujve Sakhalin dhe të posedimeve në Kore e Mançuri. Superioriteti i Marinës japoneze – nga efikasiteti i predhave të mbushura me acid pirik tek trajektorja më e gjatë e gjuajtjes, duke kaluar për nga zhdërvjelltësia dhe shpejtësia e anijeve – është analizuar gjerësisht nga historianët. Konstantin Pleshakov ka meritën që ka nxjerrë në dritë dokumenta që kanë mundësuar të rindërtohen aspekte më pak të njohura të lidhura me burokracinë, diplomacinë dhe me përgatitjet për betejën. Pak janë preokupuar për ta ekzaltuar vlerën, kurajën dhe rezistencën e «argonautëve» rusë në Tsushima, ka shumë të ngjarë në tentativën për të fshehur një faqe pak fatlume brenda një perdeje tymi që është shumë më e shpifur se humbja në vetëvete. Me përjashtime të rralla, marinarët rusë bënë pikërisht detyrën e tyre deri në fund në ato muaj të gjatë lundrimi nga Kronshtadi në momentin ku, në afërsinë e një beteje të cilës i nuhasnin rezultatin fatkeq, veshën të bardha dhe veshje të pastra në përputhje me zakonin rus të kujt përgatitet të ndeshet ballëhapur me vdekjen.

Pastaj është Zinovi Rozhestvenski. Marina e Bashkimit Sovjetik dhe e Federatës Ruse i kanë quajtur anije të ndryshme “Varjag” e “Makarov”, por asnjëra nuk mban emrin e Jazonit rus, pavarësisht se ky kishte ngritur në këmbë një mrekulli të vogël të madhe logjistike që preku shumë dete dhe të gjithë oqeanet, kundër gjithçkaje dhe kundër të gjithëve. Gjatë jetës së tij Rozhestvenski u persekutua nga denigrues që ja kishin zili integritetin moral dhe që për këtë qenë të vendosur ta asgjësonin, sikur të mos i mjaftonin problemet fizike. Qe gjithmonë koherent dhe kur u dërgua për gjykim (një proces i përfunduar me një pafajësi) mori përsipër edhe faje jo të tij boll që të mbronte atë që e kishin dërguar në kasaphanë atë dhe njerëzit e tij, në radhë të parë Carin. Natyrisht, edhe Rozhestvenski kishte dobësitë e tij. Ishte një feminist serial (pati një marrëdhënie edhe me gruan e Makarov); mbi të gjitha, ishte kolerik dhe skllav i një karakteri të komplikuar, në pikën që personeli i Marinës imbarkoi 50 palë dylbi të mira në anijen kryesore të tij, i sigurtë se do të hidheshin në det shumica në rrugën drejt Orientit. Por mëkati i tij më i madh qe që i mbijetoi katastrofës. Pleshakovi mendon se «sikur Rozhestvenski të kishte vdekur në betejë, do të kishte hyrë në panteonn rus – jo sovjetik – e heronjve ushtarakë; veç kësaj, e gjithë epopeja e udhëtimit do të kishte hyrë në histori si një shembull i heroizmit dhe jo so diçka e çmendur. (…) Rehabilitimi i figurës së tij nuk është në axhendë, por Rozhestvenski ka qenë dhe mbetet një hero: një Sizif rus, i braktisur, i tradhëtuar, i moskuptuar, por i fortë në vetminë dhe dhimbjen e tij».

(nga Limes)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Tetori bëhet rozë në SIGAL UNIQA/ Paketat më të mira të sigurimit dhe oferta që nuk duhet humbur

Tetori, muaji kushtuar ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e kontrolleve dhe parandalimit në luftën kundër kancerit të …