Shqipëria përsërit historinë, siguron Euro 2024

Shqipëria arriti të kualifikohet në Euro 2024 për herë të dytë në historinë e vendit, pas barazimit 1-1 ndaj Moldavisë në Stadionul Zimbru (Chişinău), takim ky i vlefshëm për grupin E.

Ndeshja nisi me ritëm të ulët, me skuadrat që preferuan të studiojnë njëra-tjetrën. Rasti i parë konkret erdhi në minutën e 16-të, me vendasit që me një kundërsulm rrezikuan portën e mbrojtur nga Berisha. Goditja e Nicolaescit gjeti përgjigjen e menjëhershme të “gardianit” kuqezi, i cili neutralizoi topin.

Me kalimin e minutave, ekipi i Sylvinhos u fut në shinat e duhura. Në të 24-tën, Seferi pengohet pas një vallëzimi në limitet e zonës, duke fituar kështu një penallti, të shndërruar në gol në mënyrë mjeshtërore nga Sokol Cikalleshi.

Djemtë e Serghei Clescenco u përpoqën që të reagojnë në pjesën e mbetur të fraksionit, me pasime të shpeshta rreth zonës, pretendime për 11-metërsh, por vetëm kaq.

Pjesa e dytë filloi me gabime në mbrojtje në prapavijën tonë, fillimisht Gjimshiti e më pas Seferi i kthyer mbrapa, i dhuruan mundësi moldavëve.

Jasir Asani u shfaq pas një ore lojë, gjuajtja e tij e zakonshme nga distanca u ndal nga muri mbrojtjës. Pretendimet për prekje me dorë nuk u morën parasysh nga kryesori, mjaft i vendosur për këtë episod. Pak më pas, Daku nuk shfytëzoi si duhet një krosim të ardhur nga krahët.

Në të 66-tën, Ramadani nuk ia doli dot të befasojë portierin Raielen, me një goditje nga larg. Traversa shpëtoi Moldavinë nga pësimi i golit të dytë ccerek ore para fundit, me Seferin që ishte i pafat. Në minutat e fundit, ishte Baboglu që vendosi ekuilibrat përfundimisht për këtë takim.

 

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …