Berisha: Për së dyti kuqezinjtë bëjnë historinë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka uruar kombëtaren shqiptare të futbollit pas ndeshjes me Moldavinë, ku kuqezinjtë arritën kualifikimin në Euro2024.

‘Për së dyti kuqezinjtë bëjnë historinë! Kuqezinjtë pas fitoreve të tyre të mrekullueshme shkojnë me dinjitet, krenarë, të sigurt për suksese të reja në Gjermani’, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi

Për së dyti kuqezinjtë bëjnë historinë!

Lojë e bukur, barazim me Moldavinë. Kuqezinjtë pas fitoreve të tyre të mrekullueshme shkojnë me dinjitet, krenarë, të sigurt për suksese të reja në Gjermani.

Urimet më të përzemërta të gjithë ekipit, yjeve të tij, kapitentit, liderit të tyre Sylvinho, arkitekt i kësaj arritje historike. Urime! #sb

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ditët më të para të qershorit do jetë kryengritja paqësore më e fuqishme që ka njohur Shqipëria!

Klodiana Lala, News24: Ju si Partia Demokratike ende nuk keni një datë për një protestë …