DEKLARATË PËR MEDIA ZËDHËNËSJA ANTI-KORRUPSION, GENTA VANGJELI
Bashkia Tiranë nga data 6 Janar deri me 14 Nëntor 2023, ka shpenzuar gjithësej 277.9 miliard lekë.
Nga këto:
Tendera 160 miliard lekë
Ndihmë ekonomike 2.3 miliard lekë
Pagesa paaftësie 20 miliard lekë
Bonuse strehimi 7 miliard lekë
Shpenzime për ekzekutime të vendimeve gjyqësore dhe për largime nga puna 1.3 miliard lekë
Shpenzime të pastrimit dhe gjelbërimit të qytetit 14.4 miliard lekë.
Qiramarrje ambjentesh 1.6 miliard lekë.
Likujdim komisionerësh KZAZ 283 milion lekë.
Subvencione për diferencë çmimi për transportin urban të autobuzave 1.9 miliard lekë për 11 operatorë
23 pagesa për inceneratorin e Tiranës në vlerë 8.4 miliard lekë
279 Pagesa për projekte të ndryshme në vlerën 9.1 miliard lekë.
Diferenca janë shpenzime pagash, mirëmbajtjeje, honorare, pritje – përcjellje, udhëtime dhe shpenzime operative…
Lidhur me sa më lart evidentohen:
1.Tendera ku sigurisht nuk mungojnë fituesit e përsëritur për procedura të ndryshme me operatorë klientelistë denoncuar edhe më parë nga PD si kompania me ish pronar Drejtorin e ARRSH dhe të tjera të lidhura me kompaninë e vëllait të deputetit socialist Qefalia, kompania e Drejtorit të MIE Hasalami, kompania e vëllait të kryebashkiakut aktual të Matit etj.
2.Denocimet e opozitës se Bashkia Tiranë në zhvillimin e procedurave të prokurimit përqendron fonde publike drejt kompanive të caktuara, i vërteton edhe raporti i KLSH mbi auditimin e kryer për Tirana Parking.
3.Shpenzime për ekzekutime të vendimeve gjyqësore dhe për largime nga puna të cilat u kushtuan shqiptarëve 1.3 miliard lekë
4.Pagesa për projekte të ndryshme në vlerën 9.1 miliard lekë në favor të qendrave/shoqatave të ndryshme apo subjektesh të tjera të cilave në kundërshtim me legjislacionin shqiptar në fuqi dhe programin e transparencës për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe strukturat vartëse, nuk kanë fare të publikuar përfituesin e parave por vetëm emra të bankave të nivelit të dytë ku përfituesit kanë llogaritë e tyre.
5.Deri më 26 Tetor kanë vijuar pagesat për inceneratorin që nuk ekziston.
Denoncimet e opozitës për betonizimin e Tiranës dhe mashtrimit me deklaratat për mbjelljen e 1 milion pemëve në Tiranë i mbështet Kontrolli i Lartë i Shtetit në “Raportin e Performancës të vitit 2022”.
Nepotizëm i pashembullt pranë bashkisë Tiranë duke filluar nga nënkryetarja në drejtorë Drejtorish e përgjegjës sektori apo edhe këshilltarë
8.Pagesa subjektesh privatë nga bashkia Tiranë të lidhura me punëmarrës pranë kësaj bashkie si raste të denocuara më parë apo të tjerë subjekte të cilët paguhen për maratona në Tiranë dhe kanë pronare edhe bashkëshorten e ish nënkryetarit gjatë kohës që ky i fundit mbante këtë detyrë.
Partia Demokratike në vazhdë të denoncimeve mbështetur mbi fakte dhe paprekshmërisë së Erion Veliajt, ka disa pyetje publike për SPAk-un:
Cfarë po bëhet me hetimet lidhur me denoncimet e opozitës për manipulime të zgjedhjeve të 14 Majit në Tiranë?
Po për shtrimin me aksion i rrugëve në kohë fushate nga vetë bashkia Tiranë e ndërkohë që për të njëjtat zhvilloheshin procedura prokurimi si rasti i rrugës Xhon Belushi, kallzuar zyrtarisht më …..
Po për përfshirjen e administratës së bashkisë në fushatë dhe trafikimi i votuesve me zë dhe figurë denoncuar nga emisioni investigativ Piranjat?
Po për miliardat që vijojnë të paguhen për inceneratorin që nuk ekziston?