Kryetari i PD, Sali Berisha iu përgjigj pyetjes së një qytetari se, a do të vazhdojë gjyqi publik ndaj Edi Ramës. Berisha tha se, gjyqi publik kundër Edi Ramës, do të vazhdojë deri sa të ju dëshmoj se çfarë rreziku përfaqëson ai ndaj qytetarëve.
Don Muzaka: Zoti Berisha, gjyqi publik kundër Edi Ramës sa do të vazhdojë?
Sali Berisha: Gjyqi publik i Edi Ramës, i lidhur me sanksionet ndaj Sali Berishës dhe burgosjen politike të Jamarbër Malltezit, do të vazhdojë gjersa unë të paraqes para shqiptarëve, çdo fakt/dokument se Edi Rama dhe larot e tij, organizatë kriminale në organet e drejtësisë kanë kryer një krim të shëmtuar politik. Kanë akuzuar një njeri, i cili ka përfituar mes qindra e mijëra qytetarëve shqiptarë nga procesi i privatizimit në përputhje me ligjin, 400 metra tokë të konfiskuar familjarëve të tij në 1946.
E bëj këtë, jo për vete, ju garantoj, jo për Jamarbër Malltezin, absolutisht. E bëj për ju, si dëshmi se çfarë rreziku të madh përfaqëson Edi Rama me drejtësinë e tij që kontrollon sot totalisht dhe është i aftë të ndëshkojë cilindo prej jush në cilën do mënyrë që ai të dëshirojë. Kjo është shprehje më tipike e diktaturës së bandave që nuk njeh ligj, mora, por thjeshtë urdhrat e atij personi tepër të rrezikshëm për ju, që ka përqendruar të gjitha në duart e tij.