E papreçedentë, Rama në Parlament i shoqëruar nga 65 gardistë, deklarata…

Gazment Bardhi i është përgjigjur reagimit të Edi Ramës, lidhur me situatën e krijuar sot në Kuvend. Bardhi shprehet se, Edi Rama futi në sallë 65 gardistë, pasi sipas tij kishte frikë nga opozita.

“Edi Rama futi në politikë e parlament përfaqësues të krimit të organizuar, trafikantë, vrasës e hajdutë, duke e bërë Shqipërinë të vetmin vend në Europë që kishte nevojë për miratimin e një ligji për dekriminalizimin e politikës.

Sot si një frikacak i kapur në flagrancë me aferat korruptive miliona euro që hetohen e gjykohen çdo ditë nga drejtësia, kishte futur në sallën e Kuvendit 65 gardistë, për ta mbrojtur ndërsa miratonte si manikin buxhetin që financon vetëm PPP korruptive dhe projektet që injektojnë më shumë para për tenderat që kontrollohen nga krimi i organizuar”, shprehet Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Shqiptarët e Maqedonisë e quajnë skandal/ Durmishi: Presim reagim dhe sqarim urgjent nga Tirana zyrtare

Ministri i Ekonomisë dhe Punës i Maqedonisë së Veriut, Besar Durmishi, ka reaguar me tone …