Kryetari i PD, Sali Berisha ndërsa ishte duke dhënë një prononcim për mediat para nisjes së seancës parlamentare, pas shpinës së tij u shfaq makina e Ramës që i drejtohej Kuvendit.
Në atë moment, Berisha e ndali bashkëbisedimin me mediat dhe iu drejtua me ironi, gazetarëve dhe në veçanti atij të TCH:
“Kush është ky që kalon tani, më thoni pak?! i pyeti me ironi.
– Rama?! Ah, çfarë frikacaku!
Shikoni, vjen një orë përpara. Çfarë i thua ti Muhamet, këtij, tani?! Shko bëja një mesazh. I thoni truprojave… Ka frikë… Siç erdhi, do të ikë, do të largohet!”, theksoi ai dhe i garantoi mediat se aksioni në parlament o të jetë i fuqishëm “dhe ju do të jeni dëshmitarë të një aksioni, që synon mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të popullit opozitar në parlament.