Rama në panik nga opozita, Parlamenti kthehet në repart ushtarak!

Tensione dhe përplasje fizike janë regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne, në hyrje të Kuvendit, aty ku pritet të mbahet seanca për miratimin e buxhetit 2024.

Gardistët janë vendosur “gardh” tek dera e Kuvendit dhe nuk kanë lejuar deputetët e opozitës të futen në sallën e Parlamentit pa u kontrolluar fillimisht. Kjo ka sjellë dhe reagimin e këtyre të fundit.

“S’ju vjen zor, e keni kthyer shtet policor”, dëgjohet duke thënë Gazment Bardhi. Pasi janë kontrolluar deputetë janë lejuar të futen në sallë.

Kujtojmë se opozita insiston në bllokimin e punimeve të Kuvendit pasi shprehen se të drejtat e tyre po shtypen nga mazhoranca. Sipas opozitës, në mënyrë antikushtetuese, PS po pengon ngritjen e komisioneve hetimore të kërkuara nga PD si dhe po tenton të ‘përcaktojë’ opozitën duke refuzuar ndryshimet në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore.

About Redaksia

Check Also

Përkujtohet Ismail Qemali, Leskaj vlerëson figurën dhe kontributin historik!

Përkujtohet të Ismail Qemalit në Vlorë, në një ditë që solli jo vetëm homazhe për …