Berisha-gazetarëve: Rama është ky?! Shiheni çfarë frikacaku!

Kryetari i PD, Sali Berisha ndërsa ishte duke dhënë një prononcim për mediat para nisjes së seancës parlamentare, pas shpinës së tij u shfaq makina e Ramës që i drejtohej Kuvendit.

Në atë moment, Berisha e ndali bashkëbisedimin me mediat dhe iu drejtua me ironi, gazetarëve dhe në veçanti atij të TCH:

“Kush është ky që kalon tani, më thoni pak?! i pyeti me ironi.

– Rama?! Ah, çfarë frikacaku!

Shikoni, vjen një orë përpara. Çfarë i thua ti Muhamet, këtij, tani?! Shko bëja një mesazh. I thoni truprojave… Ka frikë… Siç erdhi, do të ikë, do të largohet!”, theksoi ai dhe i garantoi mediat se aksioni në parlament o të jetë i fuqishëm “dhe ju do të jeni dëshmitarë të një aksioni, që synon mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të popullit opozitar në parlament.

 

About Redaksia

Check Also

Gardistë nëpër ferra dhe pemë, si po mbrohet bunkeri i Surrelit

Rama ka blinduar sarajet e ij në Surrel me masa shtesë siugurie duke shtuar gardistët. …