Berisha tek Parlamenti: Beteja është pa kthim, aksioni do të jetë i fuqishëm!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në një prononcim për mrdiat tek Parlamenti se, beteja është pa kthim, aksioni do të jetë i fuqishëm në mbrojtje të të drejtave kushtetuese të opozitës. Berisha tha se Parlamenti është kthyer në një repart ushtarak.

“Në një repart ushtarak, parlamentin sot ditën e një beteje pa kthim të opozitës në mbrojtje të interesave jetike të kushtetutës.

Kush është ky më thoni pak. Çfarë frikacakut. Vjen një orë para, siç erdhi do të ikë, largohet.

Pyetje: Cili do të jetë aksioni i opozitës sot z. Berisha.

Sali Berisha: Aksioni do të jetë i fuqishëm dhe ju do të jeni dëshmitar të një aksioni që synon mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të popullit opozitar në parlament. Tani ai në këtë mënyrë siç e ka filluar me 10 makina mbrapa, do të përfundojë me një autokolonë, njëlloj si Kim Jong Un, por është i pashpresë. Ju ishit vetë vetë dëshmitarë se si erdhi në parlament.

Pyetje: Z. Berisha, sot kishit dhe datën për tu paraqitur në gjykatë.

Sali Berisha: Sot unë jam paraqitur në parlament. Nuk mund të pranoj kurrë përvetësimin që i bën parlamentit Edi Rama. Ai është një urdhër i Edi Ramës i lëshuar nëpërmjet mercenarëve të inkriminuar, siç është Arben Kraja, i cili qëndron në detyrë në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit të prokurorisë, që e nxjerr jashtë si ish-oficer sigurimit. Ua tregova unë dokumentin, ajo që fshihet prapa krimit, Irena Gjoka, e cila fshihet prapa krimit, dhe së fundi njeriu me lidhjet më obskure me Taulant Ballën. Pra ata janë shërbëtorë të mjerë që zbatojnë urdhëra të Edi Ramës dhe i marrin pushtetin parlamentit. Sepse ai është pushtet i parlamentit, vendimi për të autorizuar organet e drejtësisë, është pushtet parlamenti, por Edi Rama nuk njeh ligj dhe moral, ja sepse ne jemi në betejë pa kthim.

Pyetje: Do ja thoni sot në sy Edi Ramës se është përgjegjës për hetimin tuaj nga SPAK.

Sali Berisha: Unë nuk ka diskutim që ja them dhe do të ja them, por nuk ja mbathi, po qëndroi aty.

Pyetje: Z. Berisha, ju keni denoncuar ditën e djeshme situatën e gardistëve brenda sallës së parlamentit. Kanë marrë masa deputetët se mund të përplasen edhe me gardistët.

Sali Berisha: Çdo masë, beteja është pa kthim, beteja është pa kthim.

About Redaksia

Check Also

Berisha strukturave të PD: Asnjë debat me opozitarët e opozitës!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka dërguar një mesazh drejtuesve të qarqeve, anëtarëve …