Berisha-Manjës: Ulsi, a ka mbetur mushkë pa u punësuar në fshat, se farefisin e sistemove

Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja nga salla e Kuvendit, ku seanca nuk po zhvillohet në kushte normale, për shkak të pranisë së gardës e cila ka shkaktuar tension në radhët e opozitës.

Berisha akuzon ministrin se ka punësuar të afërmit e tij në postet publike. Përtej kësaj akuze, ai shprehet se nuk do të mund të shpëtojë nga ajo të cilën ai e quan “krim elektoral”.

Sali Berisha: Ku është Ulusiu? Bëj ç’të duash Ulsi, ke marrë fund. A ka mbetur mushkë në fshatin tënd pa u punësua se farefisin i ke punësuar që të gjithë me nga një rrogë dhe dy rroga, por në fund, thuhet se ka marrë dhe mushkat e fshatit në punë për të të bërë ty qejfin.

Ky është Ulusi Manja që e ka vendin tek Shullazi, tek bandat se është një kriminel elektoral.

Ulsi bëhu sa të duash badigardin e Edi Ramës, por krimi elektoral do të të ndjekë ty gjithë jetën tënde ndaj dhe je i djegur.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Rama i fali sharlatanit Lucë 12 anije të dhuruara nga Japonia si ndihmë për Shqipërinë

Janë përfitimiet kolosale që Rama i ka dhuruar sharlatanit Lucë që ai bën kllounin për …