Bardhi: Seancë 4 minuta e 29 sekonda! Nuk do të ketë normalitet…

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka folur pas përfundimit të seancës, të cilën e quajti të paligjshme pasi në më pak se 5 minuta nisi, u votua, dhe përfundoi seanca.

“Sa i përket betejës së opozitës, ne do ta vazhdojmë në Kuvend. Nuk do lejojmë punimet normale të Kuvendit. 4 minuta e 29 sekonda plenare, do të thotë që Kuvendi është futur në paligjshmëri. Në asnjë moment nuk kam deklaruar që do bllokojmë votimin, sepse hajdutët me mandat parlamentari i kanë votat për të miratuar ligjet. Ama beteja jonë është për t’iu treguar çdo qytetari që ky nuk është Parlamenti që i përfaqëson. Do ndjekim edhe hapa të tjerë institucional mbi vendosmërinë tonë”, u shpreh Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Vendimi i qeverisë/ Prodhimi dhe shitja e kanabisit do të bëhen nga Rama

Qeveria ka vendosur të ngarkojë shoqërinë ALBTrace Co për të kontrolluar gjurmueshmërinë e cannabisit që …