Jo marrëveshje humanitare, por pakt politik egoist i dy KM

Nga Alba KEPI

Jo marrëveshje humanitare por pakt politik egoist i dy KM.

Risku madhor; lulëzimi i biznesit të familjeve mafioze shqiptare.

Meloni e bën për qëllim elektoral në prag zgjedhjesh europiane e premtim i dështuar deri më tani nga qeverisja e saj.

Rama për falimentim ekonomik e egocentrizmin e tij për t’u qasur si europian, kur qytetarëve të tij po i limiton cdo ditë të drejtat e liritë.

Dhoma të blinduara, strukturë e ideuar në mënyrë rrethore me qëllim evitimin e cdo revolte.

Jo një qëndër e zakonshme Strehimi i Përkohëshëm e Riatdhesim i emigrantëve, por një mega Qëndër që do të mbaj në territorin shqiptar 36 mijë emigrantë cdo vit e me të drejtë qëndrimi si klandestinë deri në 18 muaj.

Do jetë qëndra më e madhe e këtoj lloji ngritur nga Italia.
Eksperiment që po e bën në Shqipëri.

Planimetritë e këtyre kampeve që në Itali njihen me emrin CPR, prej disa ditësh janë në zyrat e Minsitrisë së Brendshme italiane, projektuar nga inxhinerë italianë të Drejtorisë së Zjarrëfikësve e të përshtathshme për t’u transferuar e montuar aty ku do të duhen.

🔴Shteti Italian paguan 100 milionë euro garanci Shqipërisë për këtë pakt Romë-Tiranë.
Cdo vit gjatë periudhës kohore 15 mars 15 nëntor, qeveria Meloni duhet t’i japë qeverisë shqiptare 16.5 milionë euro për shpenzimet e kryera në strehimin e emigrantëve në Portin e Shëngjinit, rreth 3000 cdo muaj e 36 mijë në vit.

🔴Për cfarë do të duhen këto para?

Fjetja, ushqimi, kurat e kujdesje mjekësore.

Kosto e shërbimit psikologjik, social e kulturor.

Cdo emigrant që mbahet në qëndrat CPR sipas së drejtës ndërkombëtare ka të drejtë në javë; 9 minuta këshillim informativ, 9 minuta mbështetje psikologjike, 9 minuta asistencë sociale e 28 minuta asistencë meditimi kulturor.

Kosto e ngritjes së strukturave për strehimin e tyre por dhe të sttrukturave për personelin mjekësorë, personelin administrativ e policore italianë e shqiptarë.

Kosto e uit, higjenës, energjisë elektrike, apo gazit nëse do përdoret.
Kosto e mirëmbajtjes së strukturave.

Kosto e mjeteve të transportit për të transportuar emigrantët nga pika e hyrjes në strukturat e qëndrimit në territorin shqiptar.

🔴A ka Shqipëria kapacitet personelo mjekësorë e policorë për të garantuar shërbimet pranë tyre?

🔴Si do jenë ndërtuar këto qëndra?

Janë arkitektuar në mënyrë rrethore. Një ndërtesë qëndrore në formë rrethi e projektuar në disa rrathë të tjerë ku janë pozicionuar dhoma e hapësira banimi për emigrantët. Do të jenë blinduara me materiale rezitente për të evituar kontakte mes tyre dhe agjentët e policisë si dhe në raste revoltash.
Do të kontrollohen nga kulla kontrolli si një burg e janë pozicionuar në struktura që do të ngrihen me një bazament të ngritur nga toka.

Hapësira ku do të qëndrojnë personeli e forcat e rendit do të jenë të distancuara nga ambientet e strehimit të emigrantëve.

Risku i revoltave meqë kemi të bëjmë me emigrantë meshkuj e që presin të marrin leje azili në një vend europian por janë dërguar me forcë në Shqipëri, është i lartë.

🔴Sa agjentë policie duhen për të përballuar 3000 emigrantë njëherësh ilegal në një qëndër të tillë?

Për ekspertët italianë të sigurisë duhen 1000 forca rendi për të garantuar skigurinë e rendin brenda qëndrave e një njumër i tillë është për momentin e pamundur të sigurohet nga efektivat që ka në dispozicion Ministria e Brendshme italiane.

🔴Kush i menaxhon këto qëndra?

Sipas juridiksionit italian i menaxhon Prefekti i zonës, ose privatët përmes tenderave publikë.

Ekspertët e igurisë e eksperienca italiane ka veriikuar se këto qëndra bien nën shënjeshtrëne grupeve kriminale mafioze autoktone për të thithur fonde publike përmes korrupsionit.

Preokupimi êshtë se grupet kriminale shqiptare do të menaxhojnë arratisjet nga qëndrat, menaxhimin e tyre, por dhe mbërritjet e nisjet e klandestinëve drejt Portit të Shëngjinit, duke ushqyer biznesin mafioz me trafikun e qënieve njerëzore në rrugët e kontrolluara nga ta.

About Redaksia

Check Also

“Hanover” kthehet në “Xibrakë”, i bie nga SPAK apo nga DEA?!

Nga Basir ÇOLLAKU Mendova se sherri me gjermanët e medies i KM tonë, është dalldi shqiptare …