Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Berisha: Jamarbër Malltezi është i burgosur politik, kjo çështje do të zgjidhet në Strasburg. Berisha tha se, fatmirësisht Shqipëria është anëtare e Këshillit të Europës.
“Dhëndri im ishte i burgosur politik dhe është i burgosur politik. Dhëndri im ka marrë 410 metër katrorë si i 64-ti që ishte në atë fis, nga 1 miliard e 577 milionë metër katrorë të rikthyer pronarëve nga koha e diktaturës.
E marrë e gjitha, në përputhje me dokumentet. Por për t’u marrë aty, duhet që dikush të përsërisë atë që thotë Edi Rama, se zbatimi i ligjit nuk përjashton konsumin e korrupsionit.
E kuptoni se çfarë rreziku përbëjnë këta jo për Sali Berishën, as për familjen e tij, por për çdo qytetar dhe shoqërinë shqiptare.
Kështu që nuk është e vërtetë që ka dhënë urdhër apo nuk ka dhënë urdhër. Ajo do shkonte në Strasburg menjëherë. E kam thënë dhe herën e parë këtu, që fatmirësisht Shqipëria është anëtare e Këshillit të Europës.
Malltezi nuk u nxor nga burgu, ai u la në arrest shtëpie. Kjo nuk përbën asgjë. Ai nuk ka asnjë, ka zero, zero… ata vetëm nuk e kanë fajësuar.
Vetë nuk kanë arritur ta fajësojnë. Pas tre vite hetime, nuk kanë arritur të gjejnë një provë, një fakt, një dokument për të ngritur padi ndaj tij, por e kanë marrë nën hetim.
Pra, ai duhej të ishte në shtëpi. Kjo, përkundrazi që nuk gjendej asgjë mbi to, u bë kjo.
Ajo çështje do zgjidhet në Strasburg”, tha Berisha.