Berisha: Buxheti i arsimit është buxheti defakto i rrënimit të arsimit universitar!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, buxheti i arsimit, është buxheti defakto i rrënimit të arsimit universitar. Ai tha se, universitetet po reduktohen në nivelin e shkollave të mesme.
“I tillë është edhe buxheti për arsimin. Buxheti i arsimit është, buxheti defakto i rrënimit të arsimit universitar. Një ulje dramatike e investimit në fushën e kërkimeve.
Faktikisht universitetet tona po reduktohen në këtë mënyrë, pa kërkimin shkencor në nivelin e shkollave të mesme.
Është dramatike.
Një universitet e mban kërkimi shkencor. E dallon nga një shkollë e mesme, përpara së gjithash kërkimi shkencor i pedagogëve, studentëve.
Një fakultet mjekësie e dallon nga një shkollë e mesme shëndetësie, kërkimi shkencor.
Fondet janë ulur me 30-40 %, ndonëse kanë qenë minimale.
Ankohen se universitetet nuk i administrojnë mirë. Kujt i ankohen, ata i kanë dërguar aty, bordet dhe kancelarët i emëron qeveria.
Unë nuk jam që të mos miradministrohen fondet, por faktikisht nuk administron gjë, për ti bërë objekt kritikash.
Të gjitha këto i bëjnë kancelarët dhe bordet e qeverisë.
Ndaj dhe sigurisht ju do të bëni një analizë më të gjerë, por shifrat e këtij buxheti janë dramatike për dy sektorë jetikë të mbarë shoqërisë tonë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“O milet, Rama ka siklet”! Mijëra qytetarë dhe diaspora marshojnë nëpër Tiranë

Dita e 63-të e fjalimeve në podiumin e protestës në bulevardin para Kryeministrisë u mbyll …