Berisha: Sipërmarrësi numër 1 i aferës së sterilizimit është direkt Edi Rama!

Kryetari i PD, Sali Berisha në një diskutim me departamentet e PD mbi buxhetin e viti 2024, akuzoi kryemnistrin Edi Rama si sipërmarrësin kryesor të aferës së sterilizimit. Berisha u shpreh se buxheti është buxheti që ndëshkon pacientët, ndërsa shtoi se nuk garantohet asnjë shërbim jetik për qytetarët siç janë operacionet apo analizat e domosdoshme.

“Ilir Beqaj dhe asnjë ilir Beqaj tjetër cilido që të jetë ai nuk do të guxonte kurrë të firmoste një marrëveshje të tillë. Nuk ka ministër, që mund të firmosë një aferë sic është ajo e sterilizimit. Autori i saj i vërtetë është njeriu që për sipërmarrjen e vet dilte para shqiptarëve me një pincë të thyer dhe me gërshërë me një krah, duke mashtruar se ja me cfarë operoheshin.

Sipërmarrësi numër 1 i kësaj afere është direkt Edi Rama. Ju them, nuk ka ministër, nuk ka zv.kryeministër që mund të firmosë një marrëveshje të tillë.

E tillë po në këto përmasa është check up. Këto procedura përveçse një vjedhje e madhe në qindra milionë të taksave të qytetarëve janë një gjobë e rëndë për qytetarët e sëmurë.

Sot shqiptarët detyrohen të bëjnë analiza ku të munden, me çmime 3-4 herë më të larta se në Gjermani. Buxheti që u lihet spitaleve për analiza është kurrkund.

Buxheti për shëndetësinë është buxhet ndëshkimi dhe gjobe. Me këtë buxhet nuk garantohen shërbimet jetike. Sic janë operacionet, analizat e domosdoshme në sektorin publik për qytetarët shqiptarë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha strukturave të PD: Asnjë debat me opozitarët e opozitës!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka dërguar një mesazh drejtuesve të qarqeve, anëtarëve …