Berisha: Ky është një buxhet cinik ndaj pensionistëve, vendosja e minimumit jetik do zgjidhte problematikat e tyre

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë takimit me ekspertët dhe drejtuesit demokratë, tha se, ky është një buxhet cinik ndaj pensionistëve. Berisha tha se, vendosja e minimumit jetik do zgjidhte problematikat e tyre.

“Nuk ka mëdyshje se ky është buxheti i vjedhjes më të madhe të shqiptarëve. Nëse marrim parasysh se ku investohen paratë e shqiptarëve, Portin e Durrësit dhe PPP-të e sektorëve, dramatike është se në këto sektorë ku vidhet me thes, investimet tejkalojnë disa herë atë që duhet të jetë investim themelor për një shoqëri, investimin në kapitalin njerëzor, që është investimi më jetik.

Cilido që studion këtë buxhet, ky është një buxhet cinik ndaj pensionistëve. Ata janë më në nevojë se të gjithë të tjerët, sepse marrin pak dhe ne mendojmë se shpenzojnë pak. Jo, kanë nevojë për shpenzime.
Nëse në grupmoshën 40-50, mund të jenë 5 apo 10 përqind që marrin ilaçe, në grupmoshën 70-80, kjo përqindje shkon në 60 përqind dhe më lart. Po marr vetëm këtë aspekt.

Në vend se të vendosej minimumi jetik dhe mbyllte përkohësisht, sepse gjithçka lëviz, por mbyllte të paktën për një periudhë 3-4 vite, problematikat e mëdha të pensioneve të ulëta, të ndihmës ekonomike të paqenë, këtu shpenzimet shkojnë strikt në sektorët ku vidhet dhe vidhet më shumë. Kjo është e vërteta”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nënkryetari i PD, Boçi dhe deputeti Ludovik Hasani takim me emigrantët në Itali

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, deputeti Ludovik Hasani si dhe Kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok …