Berisha: Ndërhyra për t’i vënë fre Edi Ramës, por Gjykata Kushtetuese më hoqi çdo mundësi

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, unë ndërhyra për t’i vënë fre Edi Ramës, por Gjykata Kushtetuese më hoqi çdo mundësi. Ndërhyra pasi filloi të ndërtonte si trashëgimi të veten bërdullën e tij tek Zogu i Zi, që ishte shëmtimi më i madh që mund t’i bëhej qytetit të Tiranës.
“Unë, për t’i vënë fre Edi Ramës, bëra dekret, shfrytëzova të drejtën kushtetuese të aktit normativ.
Se ligji i urbanistikës nuk kishte hapësirë. Dhe pasi filloi të ndërtonte si trashëgimi të veten bërdullën e tij tek Zogu i Zi, që ishte shëmtimi më i madh që mund t’i bëhej qytetit të Tiranës, përveçse mbusheshin xhepat e Edi Ramës, kur ndërhyra aty, bëra një dekret me të cilin autorizoja prefektin të anulonte vendimet e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Bashkisë.
Edi Rama këtë çështje e ngriti në Strasburg dhe Këshillin e Europës, si një akt që unë i uzurpova autonominë lokale. Edi Rama e paditi këtë akt në Gjykatën Kushtetuese.
Autoritetet Lokale Rajonale të Europës, erdhi në Shqipëri dhe bëri një deklaratë të fortë kundër Sali Berishës për Zogun e Zi. E vërteta, ke ndërhyrë si kryeministër, nuk mund të ndërhyje kurrë në një projekt të bashkisë.
Më pas Gjykata Kushtetuese me datë 10 nëntor rrëzon dekretin e qeverisë.
Sali Berisha nuk kishte më asnjë hapësirë, përveçse të bënte një betejë donkishoteske.
Me datën 21 ose 22 nëntor, unë shqyrtova tani vetëm si noter, sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese, më kishte hequr mua çdo mundësi për të ndërhyrë. Në të gjithë praktikën time, pikërisht për këto shkaqe ligjore, i vetmi vendim i Edi Ramës, me të cilin kisha ndërhyrë me ligji, ishte ai për Zogun e Zi. Në asnjë rast tjetër.
Sepse nëse e njeh problemin, nuk ka diskutim se ajo duhet të jetë e drejtë ekskluzive, për shkak të gjithë tërësisë dhe teknikaliteve që ka ai proces. Në atë proces në bashki janë disa drejtori që involvohen.
Kështu që unë isha thjesht noter. Po ta refuzoja, nuk kisha ligj.
Për t’i dhënë goditje përfundimtare, në dhjetor Gjykata Kushtetuese përjashton çdo mundësi të qeverisë për të ndërhyrë dhe ajo mund të bëhet vetëm me ankesë në gjykata. Pra, qeveria kishte zero tagër për të ndërhyrë.
Tani, unë bëj pyetje, a u thirr Edi Rama për këtë ndryshim zone?
Edi Rama jo vetëm që nuk u thirr, por ka rrezik që me valixhen e eurove që mori, ndërtoi këto dhe ato. Pra, kemi të bëjmë me një rast të pastër korruptiv.
E dyta, pas kësaj ai u tha juve që u ndryshua ligji. Ligji, përkundrazi nuk ndryshoi asnjë germë përsa i përket destinacionit”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Rama i fali sharlatanit Lucë 12 anije të dhuruara nga Japonia si ndihmë për Shqipërinë

Janë përfitimiet kolosale që Rama i ka dhuruar sharlatanit Lucë që ai bën kllounin për …