Rama kundër opozitës dhe ndërkombëtarëve për Komisionet Hetimore: Nuk i lejojmë

Rama ka deklaruar se është kundër kërkesës së opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, por edhe kundër kërkesës së ndërkombëtarëve që kërkojnë një mikqyrje të qeverisë nga Parlamenti dhe që realizohet përmes ngritjes së komisionee hetimore.

Rama tha se jo një penxhere, por në tarracë të dalin, të kalojnë edhe 7 penxhere, kur nuk kanë të drejtë, ta harrojnë se mund ti realizojnë kërkesat me votat e socialistëve.

“Opozita ka të drejtë kushtetuese që të bëjë hetime parlamentare, por është e qartë që hetimet parlamentare të opozitës nuk duhet të prekin kushtetutën, nuk duhet ta tejkalojnë kushtetutën.

Për këtë gjykata kushtetuese ka vendosur një kornizë të qartë, çfarë mund të behët dhe çfarë nuk mund të behët me këtë të drejtë.

Ato që nuk bëhen me këtë të drejtë, jo nëpër penxhere, por sikur të arrijnë deri në tarracë dhe të kapërcejnë 7 penxheret nuk ka shans që ti bëjnë me miratimin tonë.

Ne nuk humbasim kohë për këtë vend për të harxhuar kohën dhe për të gjetur mundësi për ata të cilët qysh prej vitit 2013 kanë bërë të njëjtën gjë.

About Redaksia

Check Also

Berisha strukturave të PD: Asnjë debat me opozitarët e opozitës!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka dërguar një mesazh drejtuesve të qarqeve, anëtarëve …