Deklarata skandaloze e prokurores: “Korrupsioni konsumohet edhe duke zbatuar ligjin”

Kreu i PD-së, Sali Berisha komentoi në një konferencë me gazetarët pasditen e kësaj të marte, vendimin e Apelit të GJKKO që nuk ndryshoi masën e detyrim paraqitjes ndaj tij.

Nga selia blu, ai evidentoi një qëndrim të mbajtur në seancë nga prokurorja e çështjes së privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Sipas tij, Enkeleda Millonai tha në gjykatë se “korrupsioni konsumohet dhe duke zbatuar ligjin”. Qëndrim ky, shtoi, që tregon se prokuroria po vepron me urdhër politik të kundërshtarit të tij politik, kryeministrit Edi Rama.

“Së pari, më duhet të them se nuk ka asnjë risi në vendimet, të cilat dëshmojnë kontrollin e plotë dhe total të sistemit të drejtësisë, shndërrimin e saj në degë ekzekutivi nga narkodiktatura dhe Edi Rama. Unë dua t’u informoj ju se dje në sallën e gjyqit, famozja për lidhjet obskure me Taulant Ballën, ka deklaruar sa vijon: Sipas saj, korrupsioni konsumohet edhe duke zbatuar ligjin. Nuk ka standard më amoral sesa ky. Dhe është e regjistruar kjo”, theksoi Berisha.

Kryedemokrati u shpreh më tej se prokuroria Millonai ka lidhje “të errëta” me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla.

“Kur një njeri i ligjit, deklaron se mosshkelja e ligjit, pra korrupsioni konsumohet duke zbatuar ligjin, ajo fshin çdo kufi midis moralit dhe amoralitetit, midis ndershmërisë dhe vjedhjes, midis zyrtares dhe banditizmit. Ajo bëhet në sallën e gjyqit ashtu siç është. Njeri që nuk njeh normë, ligj apo moral, përveç lidhjeve të saj obskure me një kriminel me kravatë, siç është Taulant Balla. Një deklaratë të tillë nuk e gjeni dot të bërë as në gjyqet më të egra të diktaturave. Pse? Sepse diktatura kishte bërë ligje mizore, të egra. Në emër të atyre ligjeve, njerëzit pushkatoheshin, vriteshin. Kurse për Millonain e lidhjeve obskure me Taulant Ballën, konsumohet korrupsioni duke respektuar ligjet. Ka deklaratë më perverse, më të turpshme, më kriminale se kjo? Nuk kisha dëgjuar kurrë. Nëse ka një garanci transparenca, një garanci mosabuzimi, një garanci mbrojtja, është zbatimi i ligjit. Kurse ajo që ka kaluar në fushën e Taulant Bego Yaris dhe moralti të tij, shumëzon me zero ligjin. Ajo e ka shqipëruar dje dhe është në audio në Gjykatën e Apelit kjo”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Malaj: Me Ramën më ndau babëzia e tij për pushtet të përjetshëm

Postimi i Arben Malajt Para 2005 na bashkonte Sheqerja, shitsja e urte dhe embel e …