“RD”
Regjimi nuk është më ai i tre ditëve më parë.Opozita ka korrur fitoren e parë të aksionit opozitar në planin ndërkombëtar. Rezistenca e opozitës në Kuvend për të drejtat e saj kushtetuese ka ndërgjegjësuar tashmë të gjithë botën se në Shqipëri është instaluar një regjim, i cili i mohon të drejtat elementare opozitës. Reagimet në të gjithë mediat ndërkombëtare janë pasuar me deklarata të forta të përfaqësuesve diplomatikë, të cilët i kërkojnë drejtëpëdrejt Ramës të lejojë Parlamentin të zbatojë të drejtat e tij kushtetuese për mbikqyrjen e qeverisë me ngritjen e komisioneve hetimore.
Reagimet ndërkombëtare
Nga SHBA e Kanadaja në Amerikën e Veriut e deri në Australinë e largët janë shfaqur në media më të rëndësishme botërore këto pamje të seancës të së hënës në Kuvendin e Shqipërisë, të paprecedenta ndonjëherë në një parlament në botë.
Media si Reuters, Associated Press, BBC, The Guardian, The Times, Ëashington Times, The Telegraph, The Independent, Deutsche Ëelle, Corriere della Sera, TRT, 7NEËS Australia, Global Ness dhe shumë të tjera kanë shkruar në gjuhët më të mëdha të botës, për kaosin e krijuar nga opozita shqiptare.
Mediat ndërkombëtare kanë shkruar rreth kaosit dhe tensioneve të shkaktuara nga opozita gjatë seancës plenare të ditës së sotme ku do të diskutohej projektbuxheti 2024.
Seanca zgjati më pak se 5 minuta, pasi deputetët e opozitës përsëritën skenarin e tymueseve dhe flakadanëve ku një nga tavolinat mori flakë.
“Corriere della Sera” shkruan se parlamentin shqiptar e ka përfshirë kaosi, pasi opozita ndezi tymuese e më pas zjarr në kuvend.
“Qëllimi i opozitës është të krijojë komisione parlamentare hetimore për të hetuar rastet e dyshuara të korrupsionit që mund të përfshijnë zyrtarë të lartë të degës ekzekutive”, shkruan kjo media duke cituar “La presse”.
Mediat greke kanë pasqyruar gjithashtu kaosin në Kuvend, duke shkruar se para tymit e zjarrit, personeli i sigurisë u vendos para ulëses së kryeministrit Edi Rama për ta mbrojtur nga incidentet.
Media turke TRT publikoi pamje nga seanca e tensionuar, duke përfshirë paralajmërimin e Sali Berishës se nuk do të ketë kthim mbrapa deri në rikthimin sipas tij të parlamentarizmit.