Lufta civile që po përgjak Mianmarin

Në Mianmar është luftë civile. Situata në vend ka marrë zjarr pas puçit të 1 shkurtit 2021, kur forcat e armatosura birmaneze e drejtuara nga gjenerali Min Aung Hlaing kanë ardhur në pushtet me një grusht shteti. Kanë arrestuar Aung San Suu Kyi – ish këshilltare shteti dhe fituese e Çmimit Nobel për Paqen në vitin 1991 – dhe shumë eksponentë të tjerë të spikatur të League for Democracy (NLD) – partisë fituese të zgjedhjeve të nëntorit 2020 – duke flakur tej atë demokraci të brishtë të lindur pak më shumë se një dekadë më parë, popullsia, pavarësisht represionit të përgjakshëm të ushtrisë, ka zbritur në rrugë paqësisht dhe më pas ka filluar një rezistencë të armatosur të paprecedent, që shikon të bashkuar ushtritë etnike (Karen, Karenni, Kachin, Chin, Shan dhe Arakan) dhe People’s Defence Force (PDF), krahu i armatosur i National Unity Government (NUG), qeverisë klandestine që është krijuar pas grushtit të shtetit. Sipas vlerësimeve të NUG, deri më tani numërohen 11000 të vdekur në të gjithë vendin, dhjetëra mijëra të plagosur dhe më shumë se 1 milion të pastrehë të brendshëm, të detyruar të jetojnë në kushte katastrofike, me vështirësi serioze për të gjetur ushqim, ujë dhe ilaçe. Për UNICEF, më shumë se 5 milion minorenë kanë nevojë për asistencë humanitare dhe 7.8 milion adoleshentë nuk kanë arësim. Ekonomia është në kolaps, me një papunësi të barabartë me 40%.

Po t’ju qëndrosh vlerësimeve të organizatës jo qeveritare Assistance Association for Political Prisoners, junta ushtarake ka arrestuar mbi 20000 disidentë. Në fund të korrikut, 4 aktivistë janë ekzekutuar me akuzën se kanë bashkëpunuar për të organizuar «akte terroriste». Bëhet fjalë për ish parlamentaren Phyo Zeya Thaw, shumë e afërt me Suu Kyi, për shkrimtarin Kyaw Min Yu, i njohur si Ko Jimmy, veteran i grupit studentor «Gjenerata 88», lëvizje birmaneze prodemokraci; si dhe 2 aktivistë të tjerë më pak të njohur, Hla Myo Aung dhe Aung Thura Zaw. Të gjithë ndodheshin në burgun e Insein, në distriktin e Yangon, një strukturë e përdorur edhe në të kaluarën nga junta, ku janë denoncuar tortura dhe zhdukje. Ushtarakët kanë shtypur edhe lirinë e shprehjes, burgosur gazetarë, revokuar liçenca testatash të pavarura dhe duke bërë gjithçka ishte e mundur për të limituar qarkullimin e lajmeve që kishin të bënin me aktet e regjimit ushtarak.

Në janar Tom Andrews, investigatori special i pavarur i Kombeve të Bashkuara për Mianmar, e ka quajtur konfliktin në zhvillim në Birmani si një «luftë të harruar». Scot Marciel, ish ambasador i Shteteve të Bashkuara në vend, ka pohuar se faktorë të ndryshëm «kontribuojnë në mënyrë domethënëse në mungesën e vëmendjes së mediave ndërkombëtare nga Mianmari», midis të cilëve mungesa e njohjes së vendit në Perëndim, vështirësia për gazetarët për të hyrë dhe operuar brenda vendit dhe lufta në Ukrainë. «Bota e heq shikimin nga rënia në tmerrin e Mianmarit» ka qenë në fakt titull/denoncimi i zgjedhur nga CNN për një shërbim të transmetuar me 1 shkurt, me rastin e përvjetorit të dytë të grushtit të shtetit.

Dhe efektivisht, përtej ndonjë sanksioni dhe apeli, fuqitë e mëdha nuk kanë bërë kushedi se çfarë. Rezoluta e parë është miratuar nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara vetëm në dhjetorin e 2022. Në dokument i kërkohet juntës së drejtuar nga gjenerali Min Aung Hlaing për t’i liruar të gjithë të burgosurit politikë, përfshi këshilltaren despote të Shtetit Suu Kyi, dhe nxitet fundi i dhunave. E propozuar nga Mbretëria e Bashkuara, rezoluta ka kaluar me 12 vota në favor dhe sidomos me asnjë votë kundër. Faktikisht, Kina dhe Rusia për herë të parë kanë abstenuar. Në të kaluarën, duke përdorur si levë të drejtën e tyre të vetos, Pekini dhe Moska kishin bllokuar çdo tentativë çët ta dënuar grushtin e shtetit ushtarak. Një sinjal i fortë për gjeneralët birmanezë, miq historikë të Pekinit dhe Moskës.

«Kina bën lojën dyfishe klasike. Në këtë moment nuk e duan juntën dhe ka mundësi që të jenë bezdisur nga grushti i shtetit, por janë pragmatikë dhe mund të punojnë me ta dhe të vazhdojnë t’u shesin armë», ka shpjeguar Zachary Abuza, docent në National War College të Uashingtonit dhe një prej ekspertëve më të lartë të Juglindjes aziatike. «Sigurisht që Pekini është i frustruar nga fakti që projektet Belt and Road të tij, midis të cilave hekurudhat, rrugët dhe portet, në këtë moment janë të gjitha në ajër, por nuk do t’i ndërpresin kurrë lidhjet me ta, janë tepër të interesuar me rajonin».

Nëpërmjet Mianmarit, Kina synon të zhvillojë në rrugë të re tregëtare alternative me Ngushticën e Malakës. Npëprmjet këtij baseni ujor kalojnë faktikisht flukset kryesore tregëtare nga dhe për Republikën Popullore të Kinës, përfshi 80% të naftës së importuar, që vjen nga Lindja e Mesme. Korridori kino – birmanez do t’i mundësonte Kinës ta reduktonte ndjeshëm varësinë nga kjo «qafë shisheje» midis Malajzisë, Indonezisë dhe Singaporit. Një prej projekteve më të rëndësishme është porti i Kyauk Phyu në Gjirin e Begalës dhe pajisja e tij me autostrada, gazjsellës dhe naftësjellës. Këtë do ta lidhnin Shtetin Rakhine (apo Arakan), ku janë në zhvillim përplasje të dhunshme midis guerriljes etnike (Arakan Army) dhe ushtrisë, direkt nga qyteti kinez i Kunming në Yunnan, duke krijuar faktikisht një rrugë alternative për furnizimet me naftë nga Gjiri Persik. Megjithatë, pas rezolutës së fundit dhe të vetme të Kombeve të Bashkuara, Suu Kyi i janë shtuar edhe 7 vite të tjera burg. Dënimi i mëtejshëm i dhënë presidentes së NLD në një proces farsë që është zhvilluar me dyer të mbyllura, i ka dhënë fund procedimeve të panumërta penale të formuluar ndaj saj pas grushtit të shtetit dhe, faktikisht, dënimi i ish këshilltares së shtetit 77 vjeçare me burgim të përjetëshëm.

Monentalisht, përplasje me armë zjarri janë në zhvillim në të gjithë vendin. Luftime të rënda regjistrohen në shtetet Karen, Karenni, Kachin, Chin, Shan dhe Arakan, ku prej mbi 70 vitesh guerriljet etnike luftojnë për autonominë, por edhe në provincën Sagaing, rreth 20 kilometra larg nga Mandalay, qyteti i dytë më më madh i Birmanisë dhe ku rezistenca ndaj juntës ushtarake është më e fortë, Tatmadaw – ushtria zyrtare e Mianmarit – u është përgjigjur me bombardime të vazhdueshme ajrore dhe mizori të pafundme. Në shtetin Karenni më 24 dhjetor 2021 janë gjetur trupat e 31 njerëzve të karbonizuar, në atë që është quajtur “masakra e Krishtlindjes”. Më vonë, në shtatorin e kaluar, një helikopter ka hapur zjarr kundër një shkolle në fshatin Let Yet Kone të Sagaing, duke shkaktuar 13 viktima, midis të cilëve 7 fëmijë. Në fund të tetorit, një sulm ajror ka centruar një spital klandestin të sapoinauguruar në të njëjtin rajon, duke vrarë disa pacientë dhe vullnetarë të strukturës. Në të njëjtin muaj, avionët ushtarakë birmanezë kanë lëshuar 3 bomba në një koncert në fshatin Kansi të shtetit Kachin, duke vrarë mbi 50 persona. Disa dëshmi kanë përcjellë edhe se ushtria, në vijim të një sulmi, ka bllokuar ndihmat që kërkonin të transferonin të plagosurit në qytetin Hpakant, ku ndodhej spitali më i afërt.

Taktikat gjithnjë e më brutale të përdorura nga Tatmadaw mund të jenë një shenjë e frustrimit në rritje të ushtarakëve, që pas 2 vitesh nga marrja e pushtetit nuk arrijnë të afirmojnë autoritetin e tyre në vend. Junta kontrollon qytetet e mëdha, por ka vështirësi serioze në zonat etnike dhe në fshatra. Në shtatorin e 2022, NUG ka deklaruar se grupet PDF, bashkë me organizatat etnike të armatosura, kanë kontrollin efektiv e mbi gjysmës së Mianmarit. Vetë ushtarakët kanë praniar se kanë një kontroll të qëndrueshëm vetëm në 72 prej 330 provincave të vendit, rreth çerekut të territorit birmanez. «Frustrimi i tyre buron nga fakti që rezistenca lokale mbetet e vendosur dhe efikase në vend që të shpërbëhej me shpejtësi siç patën parashikuar gjeneralët», ka pohuar Richard Horsey, këshilltar për Mianmarin në International Crisis Group. «Duket se shpresojnë se duke i imponuar një kosto të rëndë popullsisë civile, mund ta minojnë mbështetjen për grupet e rezistencës pa rreziqet ushtarake të një ofensive të madhe», ka shtuar ai.

Më 1 shkurt gjenerali Min Aung Hlaing, president i Këshillit të Administrimit Shtetëror (SAC) dhe Kryekomandant i forcave të armatosura birmaneze, e ka zgjatur me 6 muaj të tjerë gjendjen e emergjencës. Edhe kjo zgjedhje duket se demonstron dobësinë e ushtrisë, që ishte shprehur e gatshme të mbante zgjedhje demokratike brenda 2 viteve: ushtarakët kishin bërë grushtin e shtetit pikërisht duke denoncuar parregullsitë në zgjedhje që i kishin dhënë fitoren partisë së Suu Kyi, duke pasur frikë se reformat kushteuese do ta reduktonin pushtetin e tyre të madh brenda shtetit. Sipas asaj që njoftohet nga drejtuesit ushtarakë, zgjedhjet të reja duhet të mbahen në pranverën e ardhshme, por duke parë situatën e vendit, duket e pamundur që të mund të mbahen në mënyrë të lirë e të rregullt. Më shumë se çdo gjë tjetër, njoftimi mund të bëhet ekskluzivisht për të siguruar legjitimim më të madh ndërkombëtar dhe për të fituar kohë. Nga ana tjetër, NUG vazhdon t’u kërkojë ndihmë fuqive të mëdha perëndimore. Një ndihmë që aktualisht nuk duket se është konkrete dhe që mund ta ndezë akoma më shumë këtë konflikt të harruar dhe të pafundëm.

(nga Aspenia Institute)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …