Kryetari i PD, Sali Berisha e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si e keqja e Shqipërisë. Në takimin në Elbasan, Berisha theksoi se gjer në përmbysjen e tij, ai do të përballet me demokratët dhe në fund shqiptarët do të votojnë të lirë.
Berisha: Unë ju sqarova ju këtu për të parë se cili është pozicioni i tij ekstrem sot. Ai e kuptoi se e humbi kontrollin mbi opozitën.
Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se opozita në një betejë pa kthim do ta përmbysë atë.
Ai e di mirë se nuk i ka fituar kurrë zgjedhjet përveç se në 2013.
Ai e din shumë mirë këtë. Ai e din shumë mirë se me një opozitë të vërtetë nuk i fiton më zgjedhjet kurrë.
Ndaj dhe ka hedhur çdo maskë dhe është vërsulur si një diktator për shkatërrimin e pluralizmit në vend.
Ne jemi njerëz politik, ne e dimë se e keqja e të gjitha të këqijave në Shqipëri është Edi Rama, ndaj dhe sot gjer në përmbysjen e tij ai do të përballet me ne, në çdo qytet, vend, fshat dhe ne do të votojmë të lirë.
Beteja jonë është betejë për lirinë e shqiptarëve, për dinjitetin e shqiptarëve, për shpresën e shqiptarëve.
Shqiptarët largohen dhe largohen dhe ne sodisimin këtë shkretim të tmerrshëm të vendit tonë, ndërkohë që ka pasuritë më përrallore, potencialet njerëzore më të jashtëzakonshme.
Por këta ikin, se një shpresëvrasës mbjell, vret shpresë çdo sekondë, orë, çdo ditë.
Atehërë çfarë do të bëjmë. Do të sodisim? Jo nuk do të sodisim, në betejë, të gjithë në betejë, në parlament në betejë, në çdo rast në betejë.
Sot është koha që secili prej nesh të pyesë veten, çfarë do të bëjë ndaj kësaj të keqeje kaq të madhe? E zvarritëm bustin e Enver Hoxhës, kishte vite që kishte vdekur, por ishte simboli i më të keqes.
Duhet të zvarrisimin pushtetin e Edi Ramës, me Edi Ramën që të shpëtojë Shqipëria.
Duhet ta dini mirë se ai është një nga kryefrikacakët më të mëdhej të këtij kombi. Ai është i pari që ja mbath sepse e di që ka kryer krimet më të shëmtuara.
Ndaj dhe po e mbyll këtë fjalë, përsëri me thirrjen time; çdo demokrate e demokrat, çdo opozitare dhe opozitar, çdo shqiptar absolutisht me shumë të drejtë, se më antishqiptar se këtë, përveç Enver Hoxhës, nuk ka pasur njeri.
Pashiqi shqiptar e quan Europa, Edi Ramën, vasalin e Vuçiçit.
Pra të mendojë, të kontribuojë të bëjë gjithçka për të shpëtuar Shqipërinë nga Edi Rama dhe klika e tij, për të rivendosur pluralizmin, për të bërë që shqiptarët të votojnë të lirë, që opozita shqiptare të fitojë.
Rroftë opozita shqiptare,
Rroftë Elbasani,
Rroftë Shqipëria!