Qytetarja: Të protestojmë para Gjykatës së Lartë për simbolet e PD

Në bashkëbisedimin me qytetarët demokrat të Elbasanit, kreu i opozitës Sali Berisha është pyetur nëse do të ketë një aksion politik sa i përket vulës zyrtare të Partisë Demokratike. Berisha është përgjigjur duke thënë se do të opozita do të jetë e gjithmonë në detyrën e saj për t’ju kthyer ribashkimit. Ai bën me dije se për këtë do të ketë protesta në vijim.

Qytetarja: Kaluan dy vite dhe ne endemi pa vulën dhe siglën zyrtare të Partisë Demokratike e cila ka kaluar një kalvar të gjatë procesi gjyqësor deri tani. Pyetja ime është cili është aksioni politik dhe rruga që juve do të ndiqni për këtë problem? Mos duhet një aksion politik para Gjykatës së lartë për përshpejtimin e procesit gjyqësor?

Berisha: Ju falënderoj shumë për pyetjen. Kaluan një proves të vështirë, jemi të vetdijshëm por jo vetëm mbijetuam por sot i diktojmë politikën vendit. Siç e shihni ka një muaj që opozita është në kryeradhë. Siç e shihni, tre ditë me radhë tre mediat më të mëdha botërore, në mënyrën më të jashtëzakonshme, të mos harrojmë se ka luftra në lindje të mesme dhe Ukrainë, por titujt kryesorë ishin ngjarket e Tiranës. Ky është një hap i parë por shumë i rëndësishëm. Çfarë duhet të bëjmë? – Protesta, protesta, mosbindje civile  gjer në përmbysjen e narkoshtetit të Edi Ramës.

E kam të papërshtatshme ti rikthehem 91-shit  sepse ka një pjestë të madhe, ndoshta edhe ju, që atë periudhë se keni përjetuar por ajo çfarë duhet të bëjmë, duhet të shndërrohemi në një opozitë të mosbindje civile në një opozitë e cila, e betuar nuk heq dorë kurrë gjer në realizimin e qëllimit. A është reale kjo? – Absolutisht reale. Më shumë se kushdo tjetër këtë e ka kuptuar Edi Rama. E ka kuptuar dhe dëshmitë e saj janë aktet e tij. Janë çdo lloj standardi ligji, morali etj ndaj dhe ne do ta vazhdojmë.

Ideja juaj për të protestuar para Gjykatës së Lartë qëndron plotësisht. Meqë jam këtu unë duhet tu them juve se drejtësia e re, e krijuar sot është e pushtuar nga grupe dhe organizata kriminale më të rrezikshmet e Shqipërisë. Skapi i partisë përbëhet nga prokurorë të cilët marrin nga 200 mijë euro, 300 mijë euro dhe lirojnë vrasësit. Ai, Bahri Bajri, kishte vrarë në gjumë të fejuarën e tij 15 vjeçe. Një prokuror i guximshëm e arrestoi në Shkodër atë, bashkë me dy oficer policie.

E prunë bashkë me bashkëpunëtorin e tij në vrasje. Skapi i partisë me urdhër të partisë, pasi rregulloi të gjitha mundësitë  me prokurorin e Shkodrës me motivin se nuk janë bandë e organizuar dhe ‘ne si skap merremi me banda të organizuara’. Atje u dhanë rreth 1 milion euro  dhe ai doli i pafajshëm sepse u zhdukën provat.

U them unë juve që ky është vetëm një rast. Ata funksionojnë  sot identik siç funksiononte dikur hetuesia e sigurimit të shtetit para se të shkëputej nga sigurimi. Ata përbëjnë një institucion më të inkriminuarin e vendit. Ne do i trajtojmë njëlloj me Edi Ramën ata. Absolutisht janë shtruar në hanxharët e Edi Ramës.

Për ta mbyllu, a mund të ketë protesta? Të gjithëfuqishme, para tyre, para cilitdo  që shkelmon të drejtat tona.

About Redaksia

Check Also

Drama e shkollës, vetëm 22 studentë të rregjistruar tek Gjeografia, 7 tek Fizika, 0 tek…

Arkeologjia dhe trashëgimia kulturore, është një ndër programet me më pak interes në Universitetin e …