Hajdut si Rama nuk ka Shqipëria! S’ka ndodhur kurrë që të mos lejojhen komisionet hetimore!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk lejon komisionet hetimore, që janë një e drejtë kushtetuese e opozitës në parlament. Në takimin me demokratët në Elbasan, Berisha theksoi se Rama nuk i lejon komisionet sepse thjeshtra e tij fiton tendera çdo javë.

“Nuk ka ndodhur kurrë, është jashtë çdo imagjinate që qeveria të mos lejojë komisionet hetimore parlamentare. Çfarë janë ato miqtë e mi, pse janë ato në Kushtetutë. Ato janë për ju. Kushtetuta i ka ndarë pushtetet. Atij që ka më shumë deputetë në parlament i ka dhënë pushtete kryesore, por edhe asaj që quhet pakicë i ka lënë një pushtet, një veto. Ky pushtet dhe kjo veto është e drejta kushtetuese e tij për të hetuar qeverinë, në emër tuaj.

Edi Rama shkel mbi ketë të drejtë 8 herë me radhë, sikur 43 përfaqësues tuaj në parlament nuk janë deputet, por janë figurina pa asnjë vlerë aty. 43 deputetë firmosën që në Komisionin e Reformës Zgjedhore, bashkëkryetari të jetë një njeri i respektuar, me njohuritë ndër më të thella në të drejtën zgjedhore.

Edi Rama thotë jo, nuk e pranoj. Nuk ka rëndë se ju jeni 43 deputetë, do të ua caktoj unë se kush do të jetë bashkëkryetar në Komisionin zgjedhor. A mund të tolerohet kjo. Çfarë jemi ne nëse pranojmë, që përfaqësuesin tuaj, tonin, ta emërojë Edi Rama. Nuk e bëri Ramiz Aliaj këtë, secili caktonte përfaqësuesin e vet. Por ky nuk njeh asnjë normë, kufij.

Po pse nuk lejon komisionin hetimor parlamentare, sepse vjedh bashkë me familjen e tij, ditë e natë. Po e them këtu për deklaratë politike? Jo, absolutisht jo. Që një zyrtar të mos vjedhë, të mos abuzojë, duhet të respektojë kushtetutën, ligjet. Kushtetuta e ndalon, fëmijët e kryeministrit, bashkëshorten dhe prindërtit, e ndalon në mënyrë kategorike që të përfitojë qoftë një qindarkë përveç rrogës së tyre, nga fondet publike, qendrore apo lokale.

Cili është standardi i familjes së Edi Ramës? Thjeshtra, vajza e familjes e papërmbajtur fiton tendera çdo javë. Atëherë si mund të ju përfaqësojmë ju ne, nëse nuk marrim të gjithë dokumentacionin dhe të themi se kjo tenderat po i fiton për pushtetin e thjeshtrit.

Kushtetuta thotë se, deputeti, kryeministri po e po, deputeti nuk mund të ketë asnjë lloj financimi nga sektori publik qendror apo lokal, nga familja e tij. Dhe ky sna lejon ne. Ky është sulltan, është kërcënim, rrezik.

Po mirë, çfarë morali kemi ne, nëse themi se po krijojmë një komision hetimor parlamentar dhe po hetojmë kryetarin e Bashkisë së Librazhdit. Ai hajdut është, por hajdut si Rama nuk ka Shqipëria.

Nëse ne shkojmë diku tjetër dhe nuk hetojmë atë që është kreu i sistemit të korrupsionit ne nuk bëjmë detyrën para jush, ne nënshtrohemi. Por ne nuk e bëjmë kurrë atë. Edi Rama i ka bërë hesapet gabim”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gjyqi komunist kundër deputetëve (10 tetor 1947), që vrau pluralizmin dhe instaloi diktaturën në Shqipëri!

Nga Bujar Leskaj 79 vjet më parë, me dënimin dhe ekzekutimin e Grupit të Deputetëve …