Berisha: Pas Enver Hoxhës, Edi Rama është e keqja më e madhe e historisë tonë kombëtare

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë takimit me mbështetësit në Elbasan, theksoi se ‘pas Enver Hoxhës, Edi Rama është e keqja më e madhe e historisë tonë kombëtare’. Sipas Berishës, shqiptarët janë dëshmitarë se si Rama vodhi zgjedhjet me banditë dhe me lekë, si dhe duke goditur demokratët me heqjen e emrit të partisë dhe kryetarit nga fleta e votimit.

“Qytetare dhe qytetarë të Elbasanit, të dashur miq në këtë sallë!

Ju jeni dëshmitarë se si zhvillohen zgjedhjet. Ju i patë me kamera se si në qendrën e votimit, aktivisti si terrorist i kuq elektoral shoqëronte 73 zgjedhës në një qendër të vetme për të ju diktuar votën.

Jeni dëshmitar se si në kundërshtim me çdo ligj flagrant shpërndau 683 mijë zarfa në kulmin e fushatës elektorale, pensionistëve. Ju jeni dëshmitarë se si demokratëve u hoqi emrin nga fletëvotimi. Se si hoqi emrin e kryetarit nga fletëvotimi.

Ju jeni dëshmitarë se ç’bën ai për të ndërruar emrin, identitetin tonë si demokrat, një akt që nazistët e bënin në kampet e përqendrimit ndaj hebrenjve, ua hiqnin emrat dhe u jepnin numra.

Nuk njeh kufi, parim, moral në luftën kundra nesh. A mundet ne ta tolerojmë më shumë atë?

Gjenerata që përmbysi komunizmin e ka të qartë se çfarë do të thotë diktaturë. Por unë ju them ju që jeni më të rinj, që ajo diktaturë ishte e më e shëmtuara në Europë, dhe si ajo nuk ka provuar asnjë komb tjetër.

Por një studiues i madh i diktaturave thotë se më e keqja e të gjitha diktaturave, pra më e keqe se diktatura komuniste, naziste, teokratike është diktatura e bandave.

Ajo nuk ka parim, moral, rregull dhe sot Edi Rama është kreu i bandave. Përpiqen të sfumojnë qëndrimet tona me fjalën se, ky vetëm Edi Rama, Edi Rama.

Miqtë e mi, kishte vdekur Enver Hoxha dhe ne nga mëngjesi deri në darkë sulmonim Enver Hoxhën, damkosnim Enver Hoxhën sepse ai kishte qenë e keqja më e madhe në historinë tonë kombëtare. Por sot ju them ju, se pas Enver Hoxhës, Edi Rama është e keqja më e madhe e historisë tonë kombëtare”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Drama e shkollës, vetëm 22 studentë të rregjistruar tek Gjeografia, 7 tek Fizika, 0 tek…

Arkeologjia dhe trashëgimia kulturore, është një ndër programet me më pak interes në Universitetin e …