Berisha: Në 2021 dola kundër koalicionit PD-PS dhe ky është shkaku i shpalljes “non grata”

Kryetari i PD, Sali Berisha ka sqaruar edhe njëherë tjetër që arsyeja se përse ai u dizenjua ‘non grata’ ishte sepse nuk pranoi koalicionin PD-PS pas zgjedhjeve të përgjithshme të 2021-shit.

“Në këtë betejë ju ftoj ju, çdo qytetar, opozitar të përqendrohet me të gjithë potencialin kundër kësaj të keqeje që ka vendosur në Shqipëri një diktaturë.

Pra ne votën njëlloj si në diktaturë, ne numërojmë, ai na i numëron. Na i numëron se fut patronazhistin 73 herë.

Ai na i blen, ai blen të drejtën e votës, ai blen vetë votën. Ai terrorizon, nxjerr bandat në mbarë vendin, Shkodër, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier dhe kudo. I solli dhe nga Dubai për të terrorizuar qytetarët.

Pra me votë, vota jonë nuk vlerë. Deputetët që ju përfaqësojnë nuk kanë më vlerë.

Tani a duhet ne të pranojmë këtë situatë? Kurrë nuk do të pranojmë këtë situatë.

Pse Edi Rama kaloi tani në ekstrem.

Kaloi vetëm për një arsye. Për fatin tonë më të keq, ai pas zgjedhjeve të 2017, ose gjatë zgjedhjeve, ai vuri nën kontroll opozitën.

Dhe bashkërendonte, nuk po merrem se çfarë diskutuan ata në marrëveshje se skam qenë aty. Por ju jap një fakt tjetër.

Ju të gjithë besonit në fitore edhe unë besoja në fitoren  e 25 prillit. Të gjithë besonim. Populli opozitar ishte në këmbë, në gëzim, në optimizëm, në energji.

Dy gjëra. Tre ditë para zgjedhjeve më vjen i dërguari i tij dhe i Edi Ramës dhe më pyet; zoti Berisha, po nuk u fituan këto zgjedhje, çfarë mendon ti për koalicionin e madh.

Çfarë i them unë? Thotë që PD e PS të bëjnë koalicion. Jo i them unë, nuk mund të pajtohem me një gjë të tillë sepse është një gjëmë për vendin. Të krijojnë dy partitë një koalicion, rrinë e vjedhin bashkërisht dhe e shkatërrojnë, nuk lënë asgjë.

Më thotë, po mirë nuk e do, por nëse bëhet çfarë do të bësh? Nëse bëhet, unë do të bëj çfarë të mundem kundër tij. Unë nuk do të pajtohem kurrë me të.

Dhe kjo arsye, ishte shkaku i vërtetë i shpalljes non grata të Sali Berishës. Sepse nëse do pranoja do të kishim një opozitë në kontroll të tij, që bashkëqeveriste, që u pinte gjakun dy herë më shumë qytetarëve të Elbasanit dhe Shqipërisë dhe një sundim i egër i paparë.

Jo i them unë, dhe pastaj mirënjohja e pakufishme ndaj jush, mbështetja e juaj është fakt që unë jam sot këtu para jush”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Drama e shkollës, vetëm 22 studentë të rregjistruar tek Gjeografia, 7 tek Fizika, 0 tek…

Arkeologjia dhe trashëgimia kulturore, është një ndër programet me më pak interes në Universitetin e …