“Breitbart”
Deputetët shqiptare nga partia opozitare shpërthyen bomba tymuese dhe ndezën një zjarr të vogël gjatë një seance legjislative të hënën, në një përpjekje të dështuar për të bllokuar votimin e buxhetit të qeverisë për vitin 2024.
Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama vjen nga Partia Socialiste. Lideri i Partisë Demokratike të opozitës është 79-vjeçari Sali Berisha, presidenti i parë i Shqipërisë pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe kryeministër që nga viti 2005 deri në vitin 2013,” shkruan portali.
“Berisha u tha gazetarëve pas kaosit në parlament se partia e tij u desh të përdorte tymuese dhe të barrikadonte karriget, sepse socialistët në fakt e kanë heshtur opozitën dhe e kanë lënë pa të drejta”, vazhdon portali.
Breitbart citon edhe deklaratat e Berishës pas seancës.
“Beteja jonë është pa kthim. Qëllimi ynë është që të sjellim pluralizmin në parlament,” tha Berisha.