Tifo-grupi i njohur, “Plisat” nuk u lejuan të futen në stadium në ndeshjen e fundit kualifikuese të Euro 2024, atë në “Air Albania” ndaj Ishujve Faroe. Gjithsesi, kjo nuk i ka penguar ata që menjëherë pas sfidës, të fillojnë të festojnë.
“Plisat dhe Prishtina janë dhe përherë do të jenë zemra e shqiptarisë. Çdo herë rrugët e vështira i kemi kurorzu me fitore, por kësaj radhe ishte edhe më e ëmbël. Kënaqni sytë me pamjet e festës së Plisave e të Prishtinës, pas kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2024. Shihemi në Gjermani!”, shkruajnë “Plisat” në Facebook.
“Plisat” ishin bashkë-udhëtarë të skuadrës kuqezi në momentet më të vështirë, në transfertat më të largëta, duke i dhënë kurajo skuadrës për të vazhduar përpara. Me siguri, prezenca e tyre në Europian do të jetë e madhe.