Afera e inceneratorëve është një histori që po shkon në gati 9 vite, një histori e thuajse një dekade korrupsioni skandalesh 178 milionë euro si projekt nga qeveria e Partisë Socialiste dhe Rilindjes për inceneratorë, kur sot jemi përballë faktit që nuk ekzistojnë, nuk punojnë apo nuk kanë përfunduar.
Por le t’i shohim me 5 pika.
Pika e parë, VKM-të për koncesionin
Një historik i shkurtër i inceneratorëve kur brenda ditës bëhen 14 VKM. Shkohet në Elbasan me të njëjtën kompani nga Stela Gugallja te Klodian Zoto.
Vihet në Tiranë te Mirel Mërtiri dhe mediat fillojnë e flasin.
Është folur që në vitin 2016, 2017 e në vazhdim dhe qeveria heshte e kundërshtonte e kundërshtonte. Nuk bënte asnjë hetim të saj të vlerësonte kostot si ecnin projektet e të tjera. Të hetonte administrativisht të paktën ose të gjente partnerët, agjencitë partnere, në Evropë për të verifikuar kompaninë e inceneratorit të Tiranës e kështu me radhë.
Dokumentet, vlerësimet e tyre, falsifikimet, mashtrimet të kërkonte dokumentet, llogaritë bankare, por nuk e bëri.
Foli opozita, kundërshtoi sërish qeveria. Mirë gazetarët s’i besuan doktorit, por edhe opozita nuk e besuan. Ama u bë një komision hetimor. Dolën fakte dhe prova e situata u rëndua.
Ishin gati 7 vite. Mund të ishin kursyer të paktën 20-30 milionë euro. Nuk ndodhi.
Ndërhyrja e SPAK dhe lëvizjet e Ramës
U vazhdua në të njëjtin drejtim. Më pas hyri SPAK-u, e çfarë bëri kryeministri ynë pas komisionit hetimor dhe pas hetimeve të SPAK-ut?
Në vend që të tregonte se ishte larg kësaj afere, larg Mirel Mërtirit, Klodian Zotos, Stela Gugalles, Alqi Bllakos, Lefter Kokës, Arben Ahmetajt që i hante kumblla e dardha pas kurrizi dhe kujtdo tjetër që pretendon se e ka bërë këtë apo në bashkëpunim me njëri-tjetrin apo pa bashkëpunim me njëri-tjetrin kryeministri i mori dhe i gradoi.
Lefter Kokën e mori nga LSI e bëri deputet. Alqi Bllakon e mori nga rruga dhe e bëri deputet, Arben Ahmetajn e forcoi dhe më shumë e bëri zv.kryeministër.
Mbrojtja e zyrtarëve dhe ministrave të përfshirë në aferë
Pak histori që na çoi te fakti dhe pika e dytë se njerëzit për të cilët kryeministri na tha se kishin ngrënë dardha prapa tij apo që u drejtoi gishtin se ishin përgjegjësit e inceneratorëve u graduan nga kryeministri ynë.
U bënë me mandate, u morën në mbrojtje dhe më pas një pikët e tretë, cili ishte mësimi?
A pati ndonjë mbledhje qeverie që të hetoheshin inceneratorët. Të nxirreshin pikat që kishin shkuar keq ku ishte shkelur ligji? Pse ishin paguar këto para? Ku ishte bërë gabimi në këtë kontratë?
Çfarë duhej korrigjuar? Cilat duhet të ishin ndryshimet ligjore? Cila do të ishte strategjia që kryeministri të na tregonte vërtetë se kishte bërë një analizë, edhe pse me vonesë, pasi kishte mësuar se zyrtarët e tjerë ishin futur burgjeve pasi u kishte dhënë mandate deputetësh.
Apo më vonë pastaj t’i ikte dhe zëvendëskryeministri.
Ku shkuan paratë?
E pika e katërt lehtësisht e lexueshme. Ku shkuan paratë? A ka një analizë buxheti i shtetit sepse turpësisht para disa javësh kryeministri doli në emisionin “Opinion” dhe na tha se është bërë një investim në landfillin e Tiranës, ndërkohë sipas filmimeve të bëra nga atje është një plagë emergjence.
Inceneratorë nuk ka dhe Tirana është në një situatë gati katastrofike.
Përtej çdo denoncimi alarmi është zgjidhja tek inceneratori i Tiranës.
Sepse kryeministri ynë nuk ka nxjerrë mësime as për kryetarët e bashkive, të cilët i rikandidoi, ata që ishin përfshirë tek afera e inceneratorëve dhe që akuzohen dhe drejtojnë gishtin opozita, në Fier dhe Tiranë, tek Armando Subashi dhe tek Erion Veliaj.
Kryeministri Edi Rama doli e mbrojti dhe tha se është bërë një investim. Çfarë investimi ishte bërë te landfilli i Tiranës?
Pretendohet 30 milionë euro. Duhet të ishte 130 milionë euro. Janë marrë gati 110 milionë euro nga biznesi dhe shteti shqiptar e aty nuk ka incenerator.
Kush i hëngri dardha pas shpine Ramës?
E pika e fundit nuk ka asnjë veprim nga kryeministri në lidhje me çështjen e inceneratorëve që të duket serioze, që të jetë një akt publik, i cili tregon se Rama nuk ka pasur asnjë lidhje me çështjen e inceneratorëve ashtu sikundër ai pretendon.
Por e kanë bërë të tjerë prapa krahëve, kanë ngrënë dardhat, i ka bërë Lefteri me mendjen e tij, Alqi me mendjen e tij dhe kanë përdorur disa hajdutë të vegjël si Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.
Por çfarë është kjo?
A ka një përgjegjësi politika? A ka ndonjë përgjegjësi morale se ajo penale dhe ligjore shikohet nga SPAK dhe gjykata nga faktet dhe provat që do të ketë dhe një vendim patjetër. Dy çështje janë drejt përfundimit, Fieri dhe Elbasani, ka të dënuar, po përgjegjësia politike ku është?
A ka përgjegjësi politike kryeministri Rama? Nuk po flasim për Erion Veliajn dhe Armando Subashin. Ata nuk pranojnë asgjë, patjetër kur kryeministri ka dalë me flamurin e suksesit. Ai i quan vepra të përfunduara e të suksesshme inceneratorët. Ndërkohë që në Elbasan nuk punon inceneratori dhe plehrat digjen.
Në Fier inceneratori nuk ka përfunduar dhe plehrat digjen. Në Tiranë është në prag emergjence. Ja këto janë 5 pikat. Që nga një historik i shkurtër, i cili tregon se ishte një vullnet i kryeministrit dhe i qeverisë që nga fakti që nuk ndërhyri dhe bënte sikur nuk kuptonte nga fakti që ishte gabim.
Nga fakti tjetër që gradoi njerëzit e inceneratorëve, iu dha pushtet më shumë, i mori nga rruga dhe u dha mandate deputetësh.
I rivuri në bashki përgjegjësit e te fakti që nuk bëri kurrë një analizë apo të zbulonte një të vërtetë, të bënte një hetim, të nxirrte një ligj, apo të ndryshonte strategjinë dhe tek e fundit ku shkuan paratë e inceneratorëve. A ka përgjegjësi morale kryeministri ynë dhe ligjore patjetër. Ku shkuan paratë? Pasi nuk ka asnjë veprim, ka vetëm përkeqësim. Situata në Tiranë, siç e theksuam, është më emergjente akoma. E çfarë do të na thotë kryeministri për inceneratorët?
Deri tani në pesë pika apo me pesë lëvizje kryeministri ynë nuk është shah-mat, por është i zhytur apo ka zhytur veten deri në fyt me veprimet dhe mosveprimet, të qëllimshme ose jo, të tij. Përgjegjësinë penale e ka SPAK-u dhe Altin Dumani kurse përgjegjësinë morale dhe politike kryeministri Rama e ka tashmë të mbyllur. Është i zhytur i gjithi në aferën e inceneratorëve./ CNA