Nga kryenegociator në BE në negociator në burg?

Nga Boldnews.al

Ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqja e kaloi “lumin SPAK” duke u lagur fare pak, diku në mesin e trupit. Megjithatë ai është sërish krenar dhe më të drejtë duhet të krenohet. Është rasti tipik që buka e vjetër nuk harrohet lehtë dhe tashmë është koha që miku, shoku i idealeve dhe shoku i ekipit të basketbollit të ndikojë aq shumë sa dera e burgut që ishte e hapur të mbyllej, të paktën edhe për ca kohë.

Konçesioni i sterilizimit që ka “starilizuar” taksat qytetare në shumën e madhe 100 milionë euro, nuk e hengri dot kokën e Beqajt, aty ku mendonin shumë. Ndihma i erdhi nga SPAK i cili vendosi që të caktojë për të “detyrim paraqitje” dhe “bllokim pasaporte për të dalë jashtë vendit”. Kjo ishte masa më minimale që mund të jepej. Mishi u poq, por edhe hellim i madh 2 metra nuk u dogj… pas kësaj mase ledhatuese Beqja vendosi jo vetëm të mos e ankimonte, por ta pranonte duke rënë dakord me këtë “marrëveshje të heshtur”, për të mbyllur një dosje kaq të madhe me pasojë fare të vogël.

Ish-ministri i Shëndetësisë ka hequr dorë nga drejtimi i Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, post që e mbante prej vitit 2021, dhe është larguar nga grupi negociator për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ku u bë pjesë në tetor të këtij viti. Të dyja këto poste në fakt iu dhanë nga Rama jo sepse Beqja mbeti pak hollë si i papunë, por ishin forma e qartë për të treguar se ai po mbrohej nga kryeministri, sidomos në momentin kur dosja e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale duhet të merrte një drejtim pasi u mbajt shumë gjatë në hetim.

Tashmë Beqja nga kryenegociator me BE-në nuk është çudi që të bëhet negociator në qeli, në momentin kur të jepet vendimi për të, ndonëse pritet ta kalojë lehtë, shumë lehtë. Është njësoj si të dënosh për thyerje dritarjeje një grabitës të armatosur që pasi ka hyrë në banesën e një qytetari ka vjedhur, dhunuar dhe përçudnuar gjithë anëtarët e familjes viktimë. Ama prokuroria me këtë “grabitës të dhunshëm” kapet vetëm me dënimin se theu dritaren….

Fati i Beqjas do duket në vijim, nëse ndonjë zyrtaruc i një ambasade të rëndësishme do të paraqitet në gjyqin e tij për ta ndjekur me një bllok në duar ku në fakt vetëm me praninë e tyre shkruhet fati i të pandehurit. Nëse kjo ndodh, atëherë Beqja nuk do i humbë atribibet e “funksionarit të lartë”. I mësuar me punën e “kryenegocatorit për integrimin e Shqipërisë në BE”, Beqja mund të jetë personi i duhur që të bëjë “negociata” sidomos në burgjet e sigurisë së zakonshme ku po mbahen ish-kryebashkiakë të PS-së, ndonjë ish-ministër, ish-sekretar ministrie apo tek -tuk drejtor që për statistikë e kap lapsi i Ramës dhe jo gijotina ligjore e SPAK-ut.

Firma e Beqjas solli atë dëm të madh finaciar dhe një aferë të frikshme korruptive, ku sot ndodhen në qeli ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni kontrovers Ilir Rrapaj. Po ashtu edhe disa mjekë dhe anëtarë të komisionit tenderues janë në masën “detyrim paraqitje”. Koka e gjithçkaje ishte Beqja. Madje ai e pranoi qartë se ishte krenar për konçesionin, pavarësisht batërdisë me këtë aferë të frikshme, miku dhe shoku i kreut të qeverisë po e kalon fort lehtë.

Krenarinë duhet ta mbajë kudo pasi e vetmja krenari është se mbetet miku i Ramës, në ditë të mira e në dukje të këqija. Për nga fiziku Baqja e mban burgun, për aq kohë sa me shumë “dinjtet” pa e hapur hiç gojën po e kalon edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, me të njejtat akuza. Deklaratat e Ramës se nuk ka hajdut dy metra në këtë rast, por edhe në shumë të tjera, kanë rënë. Ja që paska, madje me dëm plot 100 milionë euro….

About Redaksia

Check Also

Drama e shkollës, vetëm 22 studentë të rregjistruar tek Gjeografia, 7 tek Fizika, 0 tek…

Arkeologjia dhe trashëgimia kulturore, është një ndër programet me më pak interes në Universitetin e …