Dokument/Gazetari që paguhet nga banda kriminale e Bajrave

Ka një dokument në të cilin provohet se gazetari Artan Hoxha është paguar nga banda kriminale e Bajrave për të dalë në studio mediatike për interes të tyre. Deklarata është bërë sot nga Kryetari i PD, Sali Berisha, i cili ka paralajmëruar se gazetari do të marrë atë që do të marrin bajrat.

“Dua t’i them atij anëtarit të bandës së Bajrit, që deklaron se ajo kulla e Matës qenka e një të afërmi tim, unë kërkoj që nesër, nëse është e një të afërmi tim, ajo të konfiskohet. Unë nuk kam asnjë dijeni. Po i them anëtarit të bandës Bajri, mirë është të shkojë dhe të japë llogari dhe të mos mendojë se do kalojë krimet që ka kryer në emër të bandës, duke shpifur, duke trilluar, duke folur poshtë e përpjetë. Se ato nuk e shpëtojnë. Se ai është anëtar i paguar i bandës së Bajrit, me dokumente. Me dokumente!

Siç e kam akuzuar atë unë njëherë për hjekës në vrasje, se është vrarë djali 24-vjeçar në Zemblak, vetëm e vetëm pse denoncoi te ai, i keqpërdorur nga policia dhe të gjitha anët, denoncoi parcelat e drogës të oficerëve të policisë në Korçë dhe mori plumb pas koke në Zemblak 24-vjeçari.

Tani i them atij, avash avash, duhet të marrësh atë që do marrin Bajrët me shokë. Duhet t’ia them këtu, sepse kur Bajrët ulën në studiot televizive, bashkë me ju, dhe u kapardisën si njerëz me njohuri të thella, për faktin e vetëm se janë anëtarë të bandave më të rrezikshme, ata e meritojnë të shkojnë atje ku e kanë vendin dhe jo në studiot televizive.

E them këtë në emër të interesit publik, për të tjerat do njiheni më vonë.

Në fund, çcdo njeri që shkel ligjin, duhet të marrë atë që meriton. Nuk kam asnjë lloj komenti tjetër, pavarësisht se kush është. Nuk gjen kush kurrë një njeri që të kem mbrojtur një shkelës ligji. Asnjëherë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bashkëshortja e kryeministrit blen apartament 429 mijë euro dhe tokë ullishte në Surrel

Sipas deklaratës së fundit të pasurisë, Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama, ka blerë …