Rama ka ndërsyer SPAK-un sërish kundër opozitës duke e urdhëruar atë që të nisë për njëqindën herë hetimet në lidhje me 21 janarin ngjarjen ku ai udhëroi banditët të marrin pushtetin me dhunë dhe u fsheh pastaj në vrimën e miut.
Edi Rama kërkoi gjatë një konference shtypi me gazetarë, zbardhjen e vrasjeve të 21 janarit.
Rama: Prokuroria e Tiranës është tallur me kushtetutën, ligjin, dhimbjen e familjarëve të viktimave dhe e ka trajtuar si një leckë një provë të re të dalë para disa muajsh. Është koha që drejtësia e re të reagojë dhe ndërkohë qysh se ky krim ka marrë rrugën e prokurorive dhe gjykatave të vendit, ka ndryshuar struktura e sistemit të drejtësisë dhe personalitetet.
Vrasja nuk ka nisur nga tërheqja e këmbëzës së automatikut, por nga urdhri që ka ardhur nga maja.